Kualifikuese Katar 2022, ngec Spanja ndërsa Gjermania dhe Italia nuk falin

Ish kampionët e botës Gjermania, Anglia dhe Italia filluan dje në mbrëmje me fitore fushatat përkatëse kualifikuese të Kupës Botës, por Spanja u ndal në një barazim 1-1 në shtëpi kundër Greqisë.

Katër herë fituesit, Gjermania mundi rivalët e Grupit J Islandën 3-0 në Duisburg falë golave ​​të Leon Goretzka, Kai Havertz dhe Ilkay Gundogan.

San Marino, i cili kurrë nuk ka fituar një ndeshje zyrtare, mbajti për 13 minuta barazpeshën para se James Ëard-Proëse të hapte llogarinë e tij me Anglinë që në fund e fitoi ndeshjen me 5 gola duke u vënë menjëherë në kryesim në grupin e Shqipërisë.

Në Parma, Italia e Roberto Mancinit kishte një detyrë më të vështirë, por gjithashtu e filloi pozitivisht me një fitore 2-0 ndaj Irlandës së Veriut në Grupin C.

Një natë zhgënjyese për Spanjën në Granada që e nisi mirë kur Alvaro Morata hapi rezultatin për vendasit në minutën e 32-të, pak momente pasi Dani Olmo kishte goditur traversën.

Sidoqoftë, pak parase të bëhej një orë lojë, zëvendësuesi Inigo Martinez – në vend të kapitenit Sergio Ramos – u ndëshkua për një ndërhyrje të gabuar kundër mesfushorit grek Giorgos Masouras.

Anastasios Bakasetas godet nga pika e bardhë e penalltisë dhe trullos ekipin e Luis Enriques.

Robert Lewandowski shënoi një gol të vlefshëm barazimi në minutën e 83-të teksa Polonia e tij u mundua të arrinte një barazim 3-3 me Hungarinë në një ndeshje të gjallë e plot gola në ndeshjen tjetër të Grupit I në Budapest, grup ku bën pjesë dhe Shqipëria.