Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave, KM Rama ka treguar edhe detaje se ku do të ndërtohen apartamentet e premtuara nga Turqia. Sipas tij, janë në shqyrtim tre zona në Kombinat, Ish-Uzina Auto-traktorëve, 5 Maji dhe Kombinati. Gjithashtu, do të punohet edhe në Laç dhe në Durrës.
“Do nisim punën në Laç për t’i hapur rrugën këtij procesi. Ia kemi kërkuar që të nisë puna kompanisë turke ku presidenti turk ka dhënë pëlqimin për të ndërtuar 500 apartamente. Do vijojmë ndërhyrjen dhe në Durrës, në vijën bregdetare.
‘Rregulla të reja loje’ Kryeministri tregon se çfarë do ndryshojë brenda muajit
Tirana në zonën e ‘5 Majit’ duhet rishikuar në funksion të situatës një plan i kahershëm që kemi pasur. Pallatet e vjetra në Kombinat duhet të hidhen në tokë, dhe ato pallatet sovjetike.
Aty kemi një pol të ri për të ndërtuar, tek ‘5 Maji’, apo dhe te ish-Uzina e Auto-traktorëve. 4949 banesa janë dëmtuar në Durrës në total. 6121 në Tiranë.
1171 në Durrës të pabanuara dhe 660 në Tiranë, këtu kemi mbyllur pjesën e bonusit. Në Durrës duhet të mendojmë mirë pasi nuk ka apartamente, janë të shitura. Duhet të mendojmë që t’i spostojmë nga hotelet në janar në shtëpi me qira.”, -tha Rama