E premte, 10 Prill, 2020
15 C
Tirana

Kthimi i shqiptarëve në atdhe/Rama tregon kur edhe si do ndodhë

loading...

Kryeministri Edi Rama ka sqaruar se çfarë do të ndodhë me ata shqiptarë që kanë mbetur jashtë kufijve, si pasojë e situatës së krijuar nga koronavirusi.

Në intervistën e tij për emisionin “Real Story”, Rama tha se plani për kthimin e tyre do të jetë gati në fund të kësaj jave. Ndërsa shtoi se javën që vjen synohet që ata të kthehen të gjithë.

“Nuk mendoj që Greqia do bëjë një penalizim të tillë se do ishte skandal. Nuk është mungesë vullneti. Unë kam folur në komunikimin që kam pasur. Kemi faktikisht, një numër prej 1379 shtetasish të Shqipërisë nga një total prej 2163 të raportuarish, pra i kemi të identifikuar dhe janë në regjistrin tonë.

Kemi bërë ndërkohë, kemi kthyer shtetas. Por kemi një numër që është i koncentruar në Itali, në Kroaci ka 341 persona, në Angli, Zvicër, Spanjë. Po projektojmë rrugën e kthimit”, deklaroi ai.

Gjatë bisedës, kreu i qeverisë pohoi se momentalisht nuk ka linjë direkte ajrore me asnjë nga vendet, teksa theksoi se do të caktohen disa destinacione ku do të mblidhen.

“E di që ka kompani ajrore që duan të fitojnë lekë. Ajo që ne ndeshim është që gjithë bota është në një situatë që nuk mund të imagjinohet. Është në një ‘shock’. Kanalet e zakonshme nuk janë funksionale siç kanë qenë. Kur vjen puna për diçka që ta kërkon tjetri nuk është siç kanë qenë.

Po bëjmë, kemi finalizuar projektin e rrugëve.  Nuk kemi linja direkte më gjithë këto vende. Do japim disa destinacione ku do i mbledhim. Pak fare durim, e di që durimi i tyre është provokuar deri në fund.

Ne kemi nevojë për pak fare durim. Deri në fund të javës ne do kemi qartësisht planin dhe mënyrën se si do zbatojmë. Javën e ardhshme fillon kthimi, synoj t’i kthejmë brenda javës tjetër”, tha Rama.a

- Reklama -
loading...

Më shumë nga kategoria



Të fundit

Nga e hëna ndryshojnë oraret e izolimit, Rama jep lajmin e shumëpritur

Pas këtyre javëve izolim total ku shteti vendosi rregulla mjaft të forta ndaj qytetarëve lidhur me mos përhapjen e COVID-19, më në fund Rama...

Izolimi jep rezultat, trend në rënie i të prekurve nga COVID-19 (VIDEO)

Duket se izolimi po jep efektet pozotive, në mos përhapjen në masë të madhe të koronavirusit në vend. Shifrat e raportuara nga Ministria e Shëndetësisë...

Ngjarja makabre e kushëririt që mbajti Enverin në Paris

Dashnor Kaloçi Memorie.al publikon historinë e panjohur Abaz Omarit me origjinë nga Gjirokastra, nëna e të cilit, ishte kushërira e parë e Enver Hoxhës, pasi i...

Vetëizolohet Zoran Zaev, u intervistua nga një gazetar i infektuar

Për shkak të pandemisë, ish-kryeministri Zoran Zaev mësohet se është vetëizoluar. Lajmi është përcjellë nga mediat në Maqedoninë e Veriut. Ka qenë fillimisht Ministri i...

Shqipëria në izolim, 47-vjeçari tenton të vjedhë lokalin. Ç’ka ndodhur gjatë 24 orëve të fundit

Nuk ka ditë që policia të mos raportojë për personat të cilët thyejnë rregullat e karantinimit. Ka nga ata qytetarë të cilët nuk pyesin...
Kthehu
WhatsApp KONTAKTO TT