E mërkurë, 27 Janar, 2021
2 C
Tirana

Ktheu paketën Anti-Shpifje/ Balla-Metës: Iu bind urdhrit të Bashës

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka reaguar pas kthimit të paketës Anti-Shpifje nga presidenti Meta ditën e djeshme.

Përmes një deklarate për mediat, Balla u shpreh se Meta iu bind urdhrit të Lulzim Bashës. Ai theksoi se dekreti i kreut të shtetit do të rrëzohet në Kuvend sa më shpejt të jetë e mundur.

“Kudo në botën demokratike dihej se Presidenti Meta pas urdhrit të Bashës do të kthente mbrapsht përmes dekretit dy ligjet komponentë të kësaj pakete të parë të betejës me shpifjen. Edhe në të ardhmen, legjislacioni shqiptar duhet të përmirësohet për të garantuar fitoren e së vërtetës ndaj shpifjes.

Përmirësimet ligjore janë certifikuar tërësisht nga partneri i rëndësishëm OSBE, edhe në kuadër të faktit historik që ne e drejtojmë tani. Mban 57 vende dhe 1 miliardë persona. Më 20 janar dekretet i njoftohen Kuvendit, dhe në seancën më të parë dekretet e z. Meta do të rrëzohen”, tha ai.

Kujtojmë se presidenti Meta e ktheu paketën Antishpifje për rishikim, pasi kishte konstatuar 4 shkelje të rënda. Sipas tij, disa dispozita binin në kundërshtim me:

  1. Parimet themelore kushtetuese të ndërtimit të një shteti demokratik,
  2. Sigurisë juridike dhe të proporcionalitetit,
  3. Dispozitat kushtetuese që mbrojnë të drejtën e lirisë së shprehjes,
  4. të lirisë së shtypit dhe të drejtës së informimit;
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Video/ Tension dhe përmbysje, Interi eliminon Milanin në minutën e 97-të

Interi triumfoi me rezultatin 2-1 ndaj Milanit, në derbin e vlefshëm për çerekfinalen e Kupës së Italisë, ku nuk mundoi as tensioni. Ibrahimoviç dhe Lukaku...

Skënder Brataj tregon numrin e personelit mjekësor të vaksinuar

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka bërë me dije shifrat e personelit mjekësor që është injektuar me vaksinën anti-covid deri më tani në...

Shkel rregullat e rrjetit social, Twitter i mbyll llogarinë Genc Pollos

Platfotma Twitter i ka mbyllur llogarinë ish-deputetit të PD, Genc Pollo, për shkak se ky i fundit ka shkelur rregullat e rrjetit social. Lajmin e...

Haradinaj mesazh Serbisë: Do forcojmë policinë dhe ushtrinë e Kosovës

Kandidati për President në Kosovë, Ramush Haradinaj ka përcjellë një tjetër për fqinjët, Serbinë. Haradinaj u shpreh se Kosova nuk do e mbajë më kokën...

Kur lali Eri gjobit Ndrangheta-n

Nga: Dritan Hila Sapo kapën implikimin e tre personave italianë që bënin kështjella në rërë për biznese në Tiranë dhe ku përmendej edhe mafia kalabreze,...