Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Kryeqytetasit të ‘diskriminuar’, banorët e njësive administrative 1 e 2 ‘emigrojnë’ për pasaporta

7 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha
Kryeqytetasit të ‘diskriminuar’, banorët e njësive administrative 1 e 2 ‘emigrojnë’ për pasaporta

Çdo njësi administrative, pranë zyrave të gjendjes civile, ka dhe një zyrë të firmës “Aleat” për aplikimet e kartave të identitetit e pasaportave. Por kjo nuk ndodh në njësitë administrative numër 1 dhe 2.

Zyrat e aplikimit për karta identiteti dhe pasaporta në këto njësi  ishin jashtë çdo lloj standardi dhe jokomode. Sipas një rregulloreje, këto zyra duhet të jenë sa më të përshtatshme për aplikuesit.

Zgjidhjen e këtij problemi e ka marrë përsipër Bashkia e Tiranës, por prej 3 vitesh nuk ka ndodhur asgjë. Banorët e njësisë numër 1 përshkojnë 3 km për të kryer shërbimet në njësinë numër 3, ndërsa ata të njësisë 2 përshkojnë 5 km për të shkuar te njësia 5.

Gazetarja e emisionit “Stop” iu drejtua këtyre njësive administrative për të vëzhguar nga afër situatën.

Njësia administrative numër 1 dhe 2:

Gazetarja – Si jeni?

Punonjësja – Mirë!

Gazetarja – Odeta, gazetare nga emisioni “Stop”.

Punonjësja – Po!

Gazetarja – Interesohemi për zyrat e “ALEAT-it”, kanë pas qenë dikur para 3 vitesh…

Punonjësja – Nuk janë.

Gazetarja – Pse?

Punonjësja – Sepse ishin kushte të papërshtatshme. Ja, ku i ke. Kanë qenë aty dikur. Nuk janë më, kanë 2 vjet që nuk janë më.

Njësia administrative numër 3:

Gazetarja – Njësia 1 këtu aplikon për karta identiteti dhe pasaporta?

Punonjësja – Po!

Gazetarja – Tek 3-shi?

Punonjësja – Zyra e “ALEAT-it”, pranë njësisë 3 dhe 4.

Njësia administrative numër 5:

Gazetarja – Më fal!  Si jeni?

Punonjësi – Mirë! Si je ti?

Gazetarja – Aplikimet për karta identiteti apo pasaporta të 2-shit, këtu bëhen?

Punonjësi – Po!

Gazetarja – Këtu tek 5-sa?

Punonjësi – Po!

Gazetarja e emisionit “Stop” iu drejtua Bashkisë Tiranë për të marrë një informacion për fatin e banorëve të njësisë administrative numër 1 dhe 2.

Gazetarja – Njësia 1 dhe 2…

Informacioni – Po!

Gazetarja – Si çdo njësi, ka zyrën e vet të “ALEAT-it”, pranë gjendjes civile, që aplikojnë qytetarët për karta identiteti, për pasaporta…

Informacioni – Po, po, po…

Gazetarja – Ndërkohë, këtu ka 3 vjet që nuk funksionon zyra sepse nuk kishin kushte komode, të përshtatshme dhe i kanë mbyllur këtu. 1-shi dhe 2-shi duhet të përshkojnë gjithë atë rrugë, që të shkojnë tek njësia 3 dhe 5.

Informacioni – Objektet në bashkëpronësi janë atje…

Gazetarja – Atje?

Informacioni – Tek grupi i task-forcës, që merret me…

Gazetarja – Tek “Zëri i Popullit”?

Informacioni – Po! Më saktë, është në katin e 3-të, njësia 9.

Gazetarja e emisionit “Stop” iu drejtua njësisë administrative numër 9, ku ndodhej zyra e koordinimit të të gjitha njësive administrative.

Specialisti Moisi Çala tha: “Bashkia Tiranë për momentin po merret me strukturimin e të gjithë njësive të saj. Ne kemi spostuar njësinë 8, e kemi hequr nga këtu dhe e kemi çuar më pranë komunitetit. Përsa i përket  ‘ALEAT”-it, kjo është një çështje që duhet të flas më eprorët e mi për ta konfirmuar realitetin e mungesës së zyrës së “ALEAT”-it, gjë që praktikisht është pjesë e Ministrisë së Brendshme. Vetëm godina, konstruksioni dhe mirëmbajtja e tyre janë pjesë e bashkisë”.

Pas 3 vitesh pritje nga banorët e njësisë administrative numër 1 dhe 2, tanimë u ngelet të presin edhe disa ditë të tjera për të marrë një përgjigje…/tvklan.al

Tags: ‘diskriminuar’1 e 2administrativebanorete njësiveemigrojneKryeqytetasitpasaporta

TË LIDHURA

Hoxha mbledh shtabin për Lindjen e Mesme: Prioritet siguria e shqiptarëve
Aktualitet

Hoxha mbledh shtabin për Lindjen e Mesme: Prioritet siguria e shqiptarëve

22:25 | 06/03/2026
Dorëhiqet sekretarja e PD në Durrës: Njerëz me kontribute jashtë listave
Politikë

Dorëhiqet sekretarja e PD në Durrës: Njerëz me kontribute jashtë listave

21:36 | 06/03/2026
Ndryshime në QSUT, hapet gara për zgjedhjen e shefave të 9 shërbimeve spitalore
Aktualitet

Ndryshime në QSUT, hapet gara për zgjedhjen e shefave të 9 shërbimeve spitalore

21:14 | 06/03/2026
Next Post
Skandal, drejtori i policisë së Korçës lëviz me makinë luksoze me targa false

Skandal, drejtori i policisë së Korçës lëviz me makinë luksoze me targa false

Ylli i Romës tregon historinë rrëqethëse: Vraponim si kafshë, ishim të vdekur dhe…

Ylli i Romës tregon historinë rrëqethëse: Vraponim si kafshë, ishim të vdekur dhe...

Emiljano Nuhu flet nga arratia: Kam prova të forta, të dalin videot

Emiljano Nuhu flet nga arratia: Kam prova të forta, të dalin videot







JU REKOMANDOJMË

Irani: Goditëm me raketa zyrën e Netanyahut! Fati i Kryeministrit izraelit…

Irani: Goditëm me raketa zyrën e Netanyahut! Fati i Kryeministrit izraelit…

12:00 | 02/03/2026
Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026
Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

13:02 | 03/03/2026




TË FUNDIT

Kaos në tregun e naftës: Çmimi në nivelin më të lartë të dy viteve
Bota

Kaos në tregun e naftës: Çmimi në nivelin më të lartë të dy viteve

by mirseda
22:46 | 06/03/2026
0

Çmimet globale të naftës janë rritur në nivelin më të lartë në më shumë se dy vjet,...

SHBA-të paralajmërojnë rritje të sulmeve ndaj Iranit, bëjnë gati bombarduesin më të madh amerikan

SHBA-të paralajmërojnë rritje të sulmeve ndaj Iranit, bëjnë gati bombarduesin më të madh amerikan

22:32 | 06/03/2026
Hoxha mbledh shtabin për Lindjen e Mesme: Prioritet siguria e shqiptarëve

Hoxha mbledh shtabin për Lindjen e Mesme: Prioritet siguria e shqiptarëve

22:25 | 06/03/2026
Rusia mund të zhvendosë eksportet e LNG nga Evropa në Azi në 2026

Rusia mund të zhvendosë eksportet e LNG nga Evropa në Azi në 2026

22:03 | 06/03/2026
Guterres: Lufta në Lindjen e Mesme mund të dalë jashtë kontrollit

Guterres: Lufta në Lindjen e Mesme mund të dalë jashtë kontrollit

21:41 | 06/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com