E diel, 20 Qershor, 2021
18.5 C
Tirana

Kryeprokurori në Fier/ Kërcasin plumbat mes policisë dhe trafikantëve

Një tjetër përplasje me armë është sinjalizuar sot në Fier mes policisë dhe trafikantëve. Gjatë një kontrolli për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, policia është ndeshur me një person të armatosur i cili po ruante parcelat. Personi në fjalë, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije, mbante një armë zjarri kallashnikov. Pavarësisht thirrjeve për të ndaluar, ai nuk i është bindur dhe ka drejtuar armën e zjarrit nga punonjësit e policisë.

Uniformat blu kanë ndërhyrë për ta neutralizuar, duke shtënë mbi të. Të njëjtat burime zyrtare shtojnë se ai është jashtë rrezikut për jetën. Nga kqyrja e vendit të ngjarjes, rezultoi se në afërsi të vendit ku u konstatua shtetasi me armë, kishte dhe fidanë cannabis sativa të kultivuar në kubikë.

Ky rast vjen në një kohë kur kryeprokurori Olsian Çela ndodhet në Fier. Hetimet për krimet zgjedhore kanë qenë në vëmendje të një takimi që kryeprokurori Olsian Çela ka pasur në Prokurorinë Gjyqësore në Fier. Çela tha se ka pasur një numër të konsideruar të çështjeve që janë hetuar, duke paralajmëruar se shumë shpejt do të ketë rezultate që do të bëhen të ditura në ditët në vijim.

Njoftimi

Fier/Informacion paraprak

Në zbatim të planit të masave për kontrollin e territorit, me qëllim parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, grupi i kontrollit të territorit, i përbërë nga punonjës të Policisë të Komisariatit të Policisë Fier, gjatë kontrollit të territorit, në një zonë të pyllëzuar të fshatit Gjorgoz të Njësisë Administrative Cakran të bashkisë Fier, ka konstatuar një person që mbante në dorë një armë zjarri kallashnikov.

Punonjësit e Policisë i kanë bërë thirrje personit që të hidhte armën dhe mos të lëvizte, por shtetasi ende i paidentifikuar nuk i është bindur urdhrit të Policisë dhe ka drejtuar armën e zjarrit nga punonjësit e Policisë, duke e mbushur atë me qëllim që të qëllonte në drejtim të tyre.

Lexo edhe :   Aksident në Fier/ Makina del nga rruga, humb jetën shoferi

Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë për ta neutralizuar dhe për pasojë shtetasi ka mbetur i plagosur, për momentin jashtë rrezikut për jetën.
Nga këqyrja e vendit të ngjarjes rezultoi se në afërsi të vendit ku u konstatua shtetasi me armë kishte dhe fidanë cannabis sativa të kultivuar në kubikë.
Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar edhe arma e zjarrit kallashnikov.
Në drejtim të vendngjarjes ka shkuar grupi hetimor, i cili në bashkëpunim edhe me SHÇBA, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e personit.

Lexo edhe :   Aksident në Fier/ Makina del nga rruga, humb jetën shoferi
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

OBSH e shpall të përfunduar shpërthimin e Ebolës në Afrikën Perëndimore

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) tha se shpërthimi i virusit të Ebolës, që nisi në shkurt në Guinea, ka përfunduar. Ky virus vdekjeprurës, që përcillet...

Levandovski mban gjallë shpresat e Polonisë, Spanja komplikon kualifikimin

Përfundon ndeshja e grupit C, ku Spanja ka komplikuar kualifikimin, pasi Polonia i ka surprizuar, duke i rrëmbyer një pikë. Sfida u mbyll në...

Gjermani, gjenden dy piktura të shekullit XVII në një kosh plehrash

Policia gjermane po kërkon për informacion për dy piktura origjinale nga artistë evropianë të shekullit të 17, të cilat përfunduan në një kosh plehrash...

Kapacitetet e Kosovës për vaksinim në masë të popullsisë kundër COVID-19

Në Kosovë gjatë kësaj jave filloj vaksinimi në masë i qytetarëve kundër COVID-19, me synimin që të vaksinohen deri 320 qytetarë në muaj. Zyrtarë...

Mbi 1 milion vaksina/ Mbërrijnë në Rinas edhe 50 mijë doza të Coronavac

Mbrëmjen e sotme, kanë mbërritur në aeroportin ''Nënë Tereza'', 50 mijë doza të vaksinës kineze Coronavac. Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi...