Kryesore

Kryeministri lëviz ‘gurët’ për shkarkimin e Metës, ja çfarë pritet të ndodhë

               Publikuar në : 09:12 - 13/06/19 M. S

Pesë orë debat kanë menduar të zhvillojnë deputetët e mazhorancës në Kuvend, për shkarkimin e presidentit Ilir Meta. Konferenca e Kryetarëve ka caktuar rreth 170 minuta kohë për deputetët socialistë, dhe 130 minuta kohë për opozitën e re në seancën e ditës së enjte, ku do të diskutohet në lidhje me dekretin e Presidentit për anulimin e datës së zgjedhjeve.

Pak më herët, kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale shkruante se ai do të flasë mbi dekretin e presidentit Meta për ndryshimin e datës së zgjedhjeve lokale, seancën e sotme në Kuvend, rreth orës 12:00.

Rama njofton çfarë do ndodhë në orën 12:00, paralajmëron Metën

Rama në daljet e tij publike në vijim të fushatës, është shprehur se data 30 Qershor është e panegociueshme, ndërsa presidenti Meta nga ana tjetër nisi dje konsultimet me partitë e vogla të së djathtës, për vendosjen e një date të re për zgjedhjet lokale.

Ende nuk dihet nëse PS do të pranojë që të ulet në një tryezë të thirrur nga Presidenti i Republikës, sa kohë që aktin e tij për shtyrjen e zgjedhjeve e konsideron nul.

PS e vendosur për shkarkimin e Metës, Kuvendi 5 orë debat

Në draftrezolutën e miratuar dy ditë më parë në Konferencën e Kryetarëve, thuhet se Akti i Presidentit për shfuqizimin e datës së zgjedhjeve është i kundraligjshëm, dhe ka për qëllim ndërhyrjen në një proces zgjedhor të shpallur dhe sipas kritereve, kushteve dhe afateve të parashikuara në Kodin Zgjedhor.

Ndërhyrjen e Presidentit të Republikës në këtë fazë të procesit zgjedhor, mazhoranca e sheh si një mjet që ka cënuar rëndë barazinë e konkurimit politik, duke shkelur kështu paanësinë politike që Kushtetuta i ka veshur Presidentit të Republikës.

 

 

 

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT