Politikë

“Kryeministri ka zaptuar skenën”, Lubonja analizon situatën pas tërmetit


               Publikuar në : 20:49 - 09/12/19 B H

Analisti i njohur, Fatos Lubonja, ka komentuar mënyrën se si qeveria po merret me menaxhimin e situatë pas tërmetit.

I ftuar në rubrikën e “Opinion” në News24, Lubonja kritikon kryeministrin Rama duke u shprehur se në vend që të ndihmojë njerëzit, ai del në televizor dhe luan rolin e njeriut të shumë pushtetshëm.

Lubonja foli edhe rreth mbledhjes së Komitetit Kombëtar të Rindërtimit, duke e cilësuar atë si një “show” të radhës nga Rama.

“Sot pashë mbledhjen e Këshillit të Rindërtimit. Unë dua që ata të takohen, të flasin aty edhe për gjëra që mund të mos i thonë publikisht, sepse mund të ngjallin panik. Por, të gjithë dalin aty e duket sikur po qajnë hallet tona. Kjo është propagandë, është një pjesë kjo kuptohet. Ç’është më e shëmtuar nga kjo propagandë, është që ky kryeministër që po bën këtë punë shkon nëpër shtëpi dhe u thotë njerëzve” mbylleni një cik këtë televizionin, se është si të kesh shejtanin në shtëpi. Tani se kush është shejtani, ne apo kryeministri që del “non stop” dhe ne që dalim pak, dmth në mënyrë shumë  të kufizuar në krahasim. Kjo do të thotë që unë nuk dua të dëgjoj të vërtetën. Nuk dua të dëgjoj shumë gjëra që s’më pëlqejnë  mua, dhe këtë duam të më shikojnë vetëm mua, atëherë nuk është shejtani, po është engjëlli që del ai në televizor. Ne kemi nevojë për sa më shumë zëra dhe sa më shumë kontribute në këtë situatë. Demokracia do të thotë pushtet i popullit.

Problemi është se kush është KÇK, nëse KÇK janë të gjithë përveç meje dhe të mive, atëherë ky është problem, Fillimisht e ka përdorur për gjykatat. Unë po iu them  juve këtë.  Këtu nuk duhet të na mbulojnë sytë me këtë propagandën e mbledhjeve, ku na flasim edhe me kuranin, edhe me biblën, na flet kryeministri. Këtu duhet të ketë shumë faktorë, dhe për fakt të keq, kryeministri ka zaptuar skenën. Ky bën edhe shefin e emergjencave, shefin e rindërtimit, shefit të mbledhjes së ndihmave, edhe kryetarin e bashkisë. E pe si i tha kryetarit të bashkisë:  lyej shkallën”, tha ai.

 

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT