E premte, 10 Prill, 2020
19 C
Tirana

Kryeministri britanik nën presion për të mbledhur parlamentin

loading...

Kryeministri britanik Boris Johnson hodhi poshtë të hënën idetë për të thirrur në seancë parlamentin, ndërsa ligjvënësit ndodhen me pushime verore, lidhur me rrjedhjen në shtyp të dokumenteve qeveritare, që paralajmërojnë probleme të mëdha për vendin në rast të largimit nga BE-ja pa marrëveshje.

Dokumentet sekrete u publikuan nga gazeta “Sunday Times”. Problemet më serioze që pasqyrohen në to lidhen me ndërprerjet në furnizimin me ilaçe, mungesë të produkteve ushqimore si dhe ujit të freskët për shkak të ndërprerjes të mundshme të importit të kimikateve që trajtojnë ujin.

Megjithëse skenarët e zymtë të përshkruar në dokumentet që kanë rrjedhur prej qeverisë, janë diskutuar prej kohësh nga akademikët dhe ekonomistët, ato janë hedhur poshtë si përhapëse paniku nga përkrahësit e largimit të Britanisë nga BE-ja.

Zyra e kryeministrit Johnson tha se dosja e botuar ishte “e vjetër” dhe se Dhoma e Komuneve do të kthehej në seancë sipas planifikimit, më 3 shtator.

“Nuk pretendoj se nuk do të ketë pengesa gjatë rrugës”, tha zoti Johnson. “Do të ketë, por nëse të gjithë i kushtojmë vëmendje, nuk kam dyshim se mund të bëhemi gati”, shtoi ai.

Partia Laburiste në opozitë, e cila po përpiqet të vonojë Brexit-in e të krijojë një qeveri të unitetit kombëtar, vuri theksin tek dokumentet e publikuara si një tregues tjetër se dalja pa marrëveshje duhet të shmanget.

Zyrtari i lartë i partisë John McDonnell mbështeti kërkesën e më shumë se 100 ligjvënësve që nënshkruan një letër ku i kërkohej zotit Johnson të thërrasë para kohe parlamentin për t’i hapur rrugë debatit mbi krizën që ka përfshirë procesin Brexit./VOA

- Reklama -
loading...

Më shumë nga kategoria



Të fundit

“Financohej nga një grup i rrezikshëm”, Artan Hoxha zbulon detaje për arrestimin e Orgest Bilbilit

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka dhënë detaje të reja teksa ka folur sot për konfliktin me armë të Orgest Bilbilit me efektivin e policisë...

Conte i prerë: Masat shtrënguese do vijojnë deri më 3 maj

Italia ka firmosur dekretin e ri për lëvizjen e qytetarëve në situatën e krijuar nga shpërthimi i koronavirusit në vend. Kryeministri italian, Giuseppe Conte mbajti...

Mbi 100 mijë viktima nga e gjithë bota, sa viktima shënon Franca nga koronavirusi

Koronavirusi vijon të bëjë “namin” në Francë, teksa ka shkuar në 13,197 numri total i viktimave të shënuara. Sipas mediave vendase, në 24 orët e...

Hyn në fuqi vendimi/ Rregulla më të rrepta për hyrjen në Gjermani

Në Gjermani hynë në fuqi sot rregulla më të rrepta të hyrjes në vend, për shkak të pandemisë Corona. Në Aeroportin e Frankfurtit mbi Main,...

U plagos aksidentalisht gjatë kapjes së Orges Bilbilit, Lleshaj viziton qytetaren në spital

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka vizituar ditën e sotme në spital qytetaren e cila u plagos gabimisht, gjatë aksionit për kapjen e Orges...
Kthehu
WhatsApp KONTAKTO TT