E martë, 27 Korrik, 2021
35.5 C
Tirana

Kryeministri belg: Negociatat pikë fillimi, por vijoni me reformat

Kryeministri i Belgjikës Charles Michel ka shprehur sot qëndrimin e tij pozitiv sa i takon rrugës së Shqipërisë drejt Bashkimit Europian. Pas një takimi që ka zhvilluar pasditen e sotme me kreun e qeverisë shqiptare, Michel tha se Belgjika mbështet integrimin europian të Shqipërisë.

Në një deklaratë të përbashkët për mediat, ai tha se rekomandimi pozitiv për hapjen e negociatave për anëtarësim të Shqipërisë në BE është vetëm një pikë nisje, duke theksuar se vendi duhet të vijojë më tej e përmbushjen e reformave.

Vizita ime sot në Shqipëri nuk është një rastësi. E pranova me kënaqësi ftesën që mu be, për të shprehur një sinjal pozitiv për përpjekjet që janë bërë. Fillimi i një procesi anëtarësimi nuk është pika ë mbërritjes. Synohet shumë punë, reforma shtesë. Në procesin e vendimmarrjes në Komisionin europian duhet të respektohet procedurat, nuk mund ta vënë qerren para kaut”. Do të vendoset një pikë në rendin e ditës, dhe më pas do të jepet qëndrimi i Belgjikës. Ramë dakord të ruajmë një dialog të ngushtë për të nxitur zhvillimet mbi vendimin që do të merret në qershor. Do të kemi rastin të vijojmë dialogun politik me kryeministrin Rama, pasi unë bëj pjesë tek ata që vlerësojnë përpjekjet. Por theksoj se duhen vijuar këto përpjekje për të arritur rezultate”, u shpreh kryeministri belg Charles Michel.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Vrau shokun e tij, Apeli ndryshon masën e sigurisë për Marjus Demën

Gjykata e Apelit ka ndryshuar masën e sigurisë për Marjus Demën, i cili vrau shokun e tij Mehmet Qamën, disa muaj më parë, në...

Merkato/ Atletiko do të shesë 3 lojtarë për Lautarton e Interit

Interi po ndërton sezonin e ri me Simone Inzaghin, me shpresën dhe qëllimin për të mos hequr dorë nga ndonjë lojtar tjetër i shkëlqyeshëm...

I shpëtoi aksionit të policisë, arrestohet drejtuesi i ”Benzit”

Policia ka bërë të mundur arrestimin e shoferit të automjetit tip ''Benz'', i cili nuk iu bind urdhrin të efektivëve për t'u ndaluar, pasi...

Pesë të zhdukur, 16 të plagosur në shpërthimin e fabrikës kimike gjermane

Një shpërthim në një fabrikë kimike në qytetin perëndimor gjerman të Leverkusenit, të martën në mëngjes, shkaktoi një zjarr në një depozitë që përmbante...

E rëndë në Shkodër, 13-vjeçarja mbytet në lumin Buna

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e Shkodrës, ku një 13-vjeçare është futur për t'u larë në lumin Buna, por fatkeqësisht u mbyt....