Monika Kryemadhi ka dhënë një deklaratë për mediat pasi doli nga SPAK, ku u paraqit në zbatim të masës së sigurisë.
“Jam përfshirë në fushatë për babanë e fëmijëve të mi. Kush e ka iniciuar divorcin le ta komentojë, s’kam përse të kem seancë pajtimi për diçka që dikush do të ndërpresë marrëdhënien me mua, s’kam pse të lutem dhe të pres të pajtohem. Ishte justifikimi, për shkak të politikës nuk shkatërrohet familja.
Ndoshta pak më shumë për shkak të fëmijëve, janë ata që janë me mua në çdo hap në çdo takim. I kam marr si dëshmitarë, duke parasysh që stafi i ngushtë i Metës me paturpësinë më të madhe shkojnë dhe thonë mos dëgjoni Monikën se kërkon votën për PS. Kur në të vërtetë paaftësia e tyre për të shkuar derë më derë të njerëzit, është në një justifikim, të tillë.
U bëj thirrje anëtarëve të PL të rinj e të vjetër, që më 11 maj të votojnë Metën, pavarësisht marrëdhënieve personale që kanë me mua ose me Metën. Sot është me e rëndësishme të çojmë votë morale, se ca thonë mercenarët që kanë uzurpuar drejtimin e PL, ti harrojmë dhe ti anashkalojmë, t’i harrojmë dhe vetëm të ecim para se në fund të ditës vota është për Ilir Metën”, tha Kryemadhi.
Monika Kryemadhi, edhe pse vetë nuk kandidon për deputete dhe ka mbetur jashtë strukturave të PL-së, deklaron se vazhdon të bëjë fushatë për të siguruar vota për babain e fëmijëve të saj, Ilir Meta, me të cilin u divorcua pak ditë më parë.
Kryemadhi, e pyetur se pse nuk ishte e pranishme në seancën e divorcit, u shpreh se “kush ka iniciuar le ta komandojë”, referuar ish bashkëshortit të saj, i cili ndodhet në qeli prej 21 tetorit 2024.
Ajo theksoi se nuk ka arsye pse t’i lutet apo të presë të pajtohet nga dikush që do të ndërpresë marrëdhënien me të.
Kryemadhi deklaroi se politika ishte thjesht një justifikim nga Ilir Meta për t’i dhënë fund martesës së tyre. Ndërsa ka hedhur akuza ndaj zyrtarëve të PL-së, pasi sipas saj, kanë thënë që “mos dëgjoni Monikën se po kërkon votë për PS”, por shtoi se në çdo takim merr me vete fëmijët e saj, që sipas Kryemadhit, janë dëshmitarë të fushatës që ajo po bën për Metën.
Pjesë nga deklarata për gazetarët:
Monika Kryemadhi: Jam përfshirë në fushatë për babain e fëmijëve të mi.
Pse nuk shkuat në seancë
Monika Kryemadhi: Kush ka iniciuar divorcin le ta komandojë. Nuk ka pse të kem seancë pajtimi për një gjë që dikush do të ndërpresë marrëdhënien me mua, nuk kam pse të lutem dhe të pres të pajtohem.
Nuk është shkaktare politika?
Monika Kryemadhi: Mendoj se ishte justifikim, për mua s’ka gjë dmth. Për shkak të politikës nuk shkatërrohet familja.
Do të keni të njëjtin intensitet në angazhimin tuaj elektoral?
Monika Kryemadhi: Patjetër ndoshta pak më shumë për hir të fëmijëve, se janë fëmijët ata që janë më mua në çdo hap në çdo takim, i kam marrë si dëshmitar duke qenë se stafi i ngushtë i Metës me turpësinë më të madhe thonë “mos dëgjoni Monikën se po kërkon votë për PS|” kur në të vërtetë paaftësia e tyre për të shkuar derë më derë tek njerëzit është në një justifikim të tillë.