Ditëne djeshme, Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, prezantoi programin elektoral me të cilin do kërkojë votat e shqiptarëve më 25 prill.
E ftuar në ”Real Story”, Kryemadhi u pyet nga gazetari Sokol Balla për situatën problematike kriminale në vend, teksa vetëm në pak ditë, në Tiranë kanë ndodhur disa grabitje.
Duke folur për këtë fenomen, ajo deklaroi se të tilla ngjarje ndodhin, për shkak të varfërisë që ka kapluar Shqipërinë.
Sipas saj, nëse vazhdohet me këtë ritëm, njerëzit do shkojnë deri aty sa të vjedhin ushqimin për ta pasur në frigorifer.
“Varfëria ka arritur kulmin. Nëse vazhdojmë me këtë ritëm, njerëzit do grabisin ushqim në frigorifer. Ne kemi një program shumë të mirë përpara shqiptarëve”, u shpreh Kryemadhi.