Kryesore

Kryemadhi takon ambasadoren kroate: Shembull për Shqipërinë në rrugën e integrimit

               Publikuar në : 13:18 - 12/09/19 user tir

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka pritur ditën e sotme në një takim në seli ambasadoren e Kroacisë, Bujas Juraga. Takimi është zhvilluar në kuadër të përfundimit të mandatit të zonjës Juraga në Tiranë. Në bisedë me ambasadoren kroate Bujas Juraga, Monika Kryemadhi u shpreh se Shqipëria në rrugën e saj drejt integrimit evropian ka si shembull Kroacinë e cila u anëtarësua në familjen evropiane me shpejtësi.

“Siç Kroacia gjeti rrugën e duhur dhe u anëtarësua me shpejtësi në BE, ashtu dhe ne duhet të ndjekim shembullin e saj, ku agjenda për integrimin evropian duhet të jetë mbi çdo agjendë politike”, tha Kryemadhi.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT