Kryesore

Kryemadhi: Shkaktari i 51 viktimave nuk është tërmeti, por Edi Rama


               Publikuar në : 19:23 - 07/12/19 M D

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi pasditen e sotme ishte e ftuar në emisionin “Kjo Javë” në “News24”, prej ku hodhi akuza ndaj kryeministrit Edi Rama.

Kryemadhi theksoi se “shkaktari për 51 jetët e humbura nuk ishte tërmeti, por vetë Rama”.

Pjesë nga intervista:

“Nëse opozita do të pranonte ftesën e kryeministrit dhe për të pasur përfaqësuesin e saj në tryezën e përbashkët zonja Kryemadhi, a nuk do të ishte më mirë për të parë nga afër gjithçka për të mbikëqyrur çdo lëvizje që bëhet?

Kryemadhi: Unë mendoj që ne nuk kemi ata që marrin përsipër këtë. Ka një administratë publike, ka një polici shteti, e cila do të kishte bërë shumë mirë që ato paratë e gazit lotsjellës ndaj protestuesve shqiptarë t’i kishte harxhuar për të blerë dhe për të ndihmuar zjarrfikëset për të pasur shkallë e për të pasur mjete për të ndihmuar në raste të tilla.

Pra që janë harxhuar me mijëra euro për të blerë gaz lotsjellës për të nxjerrë qytetarët nga banesat e tyre, qoftë në Bulevardin e Madh apo qoftë në Unazën e Re, kemi një ushtri e cila për hir të së vërtetës çdo ditë dhe më shumë po rrënohet sepse i kemi premtuar NATO-s që do të shkojmë në një buxhet 2%, por nuk është as 0,48%.

Kemi një sistem arsimor të papërgjegjshëm, të cilët kanë rënë në duar të njerëzve të papërgjegjshëm që çfarë thonë në mëngjes, nuk thonë në drekë, të cilët nuk pranojnë.

Sot skandali më i madh është në shkollën Emin Duraku që nuk lejojnë prindërit për të hyrë e për të parë se në çfarë klasash zhvillojnë mësimin fëmijët.

Dhe kemi një ministri të papërgjegjshme që thotë ‘jo nuk ka asnjë lloj problemi, shkollat janë shumë mirë’. Po të shkosh në Maminas dhe në Manëz tek shkollat fillore, kopshtet, 9-vjeçaret dhe të gjitha gjimnazet që janë jashtë funksionimit dhe jashtë përdorimit atëherë për çfarë do të ulem unë dhe çfarë do të ndjek unë nga afër.

Buxhetin e ka 0, thotë biles do t’iu mbledh unë lekët, do mi jepni mua, mos më sillni më batanije dhe ushqime, por më sillni lekë se do t’i menaxhoj unë. Kush je ti që do t’i menaxhosh këto lekë, me çfarë të drejte?

Kanë të drejtë njerëzit që janë skeptik, kanë të drejtë donatorët që janë skeptik.

Të vjen Turqia të thotë do t’i ndërtoj vetë 500 shtëpi. Bashkimi Europian thotë do t’i japim 15 milion euro, do bëjmë dhe një konferencë donatorësh. Doli vetë Presidentja e Komisionit Europian në konferencë shtypi ditën e mërkurë paradite dhe tha do të bëjmë këtë gjë dhe do t’i ndjekin vetë të gjitha hap pas hapi.

Atëherë pse duhet të besojnë njerëzit dhe pse duhet të shkojmë ne të bëhemi palë me një njeri që me një farë mënyre është shkaktari i 51 viktimave, nuk është tërmeti shkaktari, është ai shkaktari i viktimave me mos ndërhyrjen e mos veprimin me dashje”.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT