Kryemadhi-Ramës: Durim, nesër ta shpjegoj “gjerë e gjatë” fabrikën e parave

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka reaguar pas akuzave të kryeministrit Edi Rama, se forca politike që ajo drejton ka vënë në punë fabrikën e parave për sondazhe.

Kryemadhi i kërkon kreut të qeverisë që të bëjë durim deri nesër, pasi do të çmontojë abuzimin me paratë të PS-së për blerjen e votave.

Durim, Edi! Nesër ta shpjegoj “gjerë e gjatë” fabrikën e parave. Durim deri nesër…!’- shkruan Kryemadhi në rrjetin social, Facebook.

Në konferencën me gazetarët, Rama tha se votat e blera nuk mund të përmbysin  rezultatin kombëtar dhe solli si shembull LSI-në, e cila tha vuri në eficencë të plotë fabrikën e parave por nuk ia doli.

“Shikoni sondazhet. Nuk ka shans të përmbyset rezultati i procesit elektoral kombëtar duke blerë. As fabrika e parave të LSI-së nuk arrin të përmbysë rezultatin kombëtar, që është një fabrikë që ka punuar me efiçencë të plotë në raste të caktuara. Nuk ka shans”, tha Rama.