E hënë, 18 Janar, 2021
7 C
Tirana

Kryemadhi nxjerr sekretin: Halla e Briseida Shehajt është vjehrra e Braçes

Ish-drejtorja e Tatimeve dhe socialistja e njohur Briseida Shehaj, është bërë pjesë e LSI-së prej pak kohësh.

Gjatë muajit tetor, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, në një lidhje direkte me emisionin “Çim Peka Live” në SYRI TV, foli për zgjedhjet brenda partisë që drejton. Ndër të tjera ajo zbuloi edhe afrimin më të ri nga socialistët, duke thënë se ish-drejtoresha e Tatimeve në qeverinë Rama 1 për 3 vite, Briseida Shehaj, do jetë nënkryetare e LSI-së Tiranë.

E ndërsa mbrëmjen e djeshme, Kryemadhi ka zbuluar një lidhje interesante mes zv.kryeministrit Erion Braçe dhe ish-drejtoreshës së Tatimeve, Briseida Shehaj.

Sipas Kryemadhit, vjehrra e deputetit socialist Braçe, është halla e anëtares më të re të LSI-së.

“Jam e detyruar që të lexoj mesazhin e hallës së Briseida Shehajt, vjehrra e Erion Braçes. Ma kërkoi, më tha të lutem shumë thuaje në emision. Ma thuaj tani tha, në televizor”, u shpreh Kryemadhi në “Open”.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Bayern-in e nderon senatori Muller, por sa vuajtje me Freiburg

Fitore me vuajtje. Bayern Munich mposht Freiburg 2-1 dhe në fund duhet të falënderojë fatin pasi miqtë goditën tranversën që mund të sillte golin...

Koronavirusi i ri në Kosovë? Dërgohen 30 mostra për verifikim në Berlin

Kosova ka dërguar 30 mostra në Berlin për të parë nëse koronavirusi i ri ka mbërritur edhe në vendin e tyre. S30 mostra të zgjedhura...

Vaksinimi kundër koronavirusit, Italia vendos rregulla të reja

Italia vendos rregulla të reja për procesin e vaksinimit kundër koronavirusit. Personat mbi moshën 80 vjeç do të rezervojnë një vend me mjekët e...

Karakaçanov: Maqedonia e Veriut, pjesa më tragjike e historisë bullgare

Zëvendëskryeministri i Bullgarisë, Krasimir Karakaçanov ka përjashtuar çdo mundësi që Sofja të heqë dorë nga kërkesat e saj në raport me Maqedoninë e Veriut,...

Foto/ Kërkesa e Rugovës për të hyrë në Shqipëri gjatë kohës së Enver Hoxhës

Ish-presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova kishte bërë kërkesë në prill të vitit 1980 për të hyrë në Shqipëri, ku kishte treguar se qëllimi i...