E enjte, 16 Shtator, 2021
21.5 C
Tirana

Kryemadhi: Nuk besoj në një pakt të ri Rama-Basha

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi është shprehur e bindur se nuk ka një pakt të ri mes kryedemokratit Lulzim Bashëa dhe kryeministrit Edi Rama.

E ftuar në emisionin ‘Open’, Kryemadhi u shpreh se ftesa e Ramës ndaj Bashës është thjeshtë tregim i frikës që ai ka nga humbja.

Kryemadhi theksoi se marrëdhëniet zgjedhore mes saj dhe Bashës janë treguar në 2011 në zgjedhjet e 8 majit të 2011 dhe e kanë treguar shumë mirë

Monika Kryemadhi: Për mua ishte frikë. E pe si i merrej fryma. E para. E dyta, edhe ta lyp edhe kam frikë, edhe kështu edhe ashtu. Një njeri që nuk di çfarë bën më, një njeri që ka humbur çdo lloj komunikimi dhe realiteti. Është në ajër, ose e ndjen humbjen dhe kupton se po i rrënohen rrënjët, themelet e godinës së vet për shkak të asaj çfarë, se çdo gjë që është ndërtuar, është ndërtuar në bazë të pushtetit, nuk është ndërtuar në bazë të filozofisë së solidaritetit.  Edhe dje Basha ishte shumë i qartë, kur tha PD dhe LSI.

Unë jam e qartë në objektivin e LSI si pjesë e frontit opozitar. Ashtu si unë dhe e gjithë LSI, ashtu sikurse dhe Basha për mendimin tim, është shumë i qartë dhe nuk kam pse ta vë në dyshim. Marrëdhëniet zgjedhore mes Monika Kryemadhit dhe Lulzim Bashës janë treguar në 2011 në zgjedhjet e 8 majit të 2011 dhe e kanë treguar shumë mirë. Kanë qenë perfekte, pavarësisht stimulimeve që mund të vijnë nga faktorë të tjerë.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

E vetmja mënyrë për të trembur Ramën

Nga: Dritan Hila Tashmë që janë trajtuar të gjitha variablet e seriozitetit apo ambiguitetit të sjelljes së Bashës ndaj Berishës dhe pasojat që do ketë...

Nëndetëset me energji bërthamore, Kina denoncon paktin SHBA-Britani-Australi

Kina ka denoncuar një pakt historik të sigurisë midis SHBA, Britanisë së Madhe dhe Australisë, duke e përshkruar aleancën si "jashtëzakonisht të papërgjegjshme" dhe...

Mësimi nga mençuria e gjyqtarit Learned Hand

Nga: Irena Beqiraj Po jetojmë një periudhë të çmendur “skepticizmi” ndaj Amerikës. Mesazhet e shumë zyrtarëve të saj duken butaforike. Por historia na tregon që...

I zhdukur prej dy ditësh, 39-vjeçari gjendet pa shenja jete

Policia e Tiranës njofton se është gjetur pa shenja jete një 39-vjeçar në zonën e quajtur "Kodrat e Selitës". Policia ka indentifikuar viktimën, shtetasi...

“Shqipëria do monitorohet nga kamerat”, ministri Çuçi zbulon planin

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, ka zbuluar sot në Kuvend objektivat e dikasterit që ai drejton në 4 vitet e ardhshme të 'Qeverisë Rama'....