Kryeministri Edi Rama është tallur sërish sot me kryetaren e LSI-së, të cilën e quan me ironi ‘doktoreshë’. Në një postim në Instagram, Rama ka publikuar një video shkëputur nga fjalimi i Kryemadhit, ku kjo e fundit është ngatërruar keq me shifrat.
Teksa foli për buxhetin në arsim, Kryemadhi tha:
«Totali i shpenzimeve buxhetore të bëhet nga 7 miliard e 500 milion lekë, të kthehet në 14 miliard e 900 e 09 milion e 916 mijë lekë…»
Videoja është publikuar nga kryeministri, i cili ironizon edhe kreun e të djathtës, teksa shkruan :
«Ai momenti kur Doktorresha i’a kalon Artistit në aritmetikë (se në gramatikë s’ka konkurent)».