E premte, 24 Shtator, 2021
15.5 C
Tirana

Kryemadhi nga Elbasani: Këtë ditë vere shqiptarët më të vendosur për drejtësi

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka uruar nga Elbasani të gjithë shqiptarët për Ditën e Verës, si dhe ka dhënë një mesazh.

Gjatë prononcimit për median në Panairin e Ditës së Verës, Kryemadhi tha se kjo ditë simbolizon ringjalljen e jetës dhe uroi shqiptarët që të jenë më të paqtë e më të vendosur për të vendosur drejtësinë për veten e tyre.

Fjala e Kryemadhit:

Dita e verës që simbolizon ringjalljen e jetës, të ringjallë akoma më shumë dëshirën, shpresën për shqiptarët, për të qëndruar në Shqipëri, për të punuar dhe për të ndërtuar shtëpinë e tyre në Shqipëri ashtu siç kanë ëndërruar dhe ëndërrojnë gjithmonë. Uroj që këtë ditë vere shqiptarët të jenë më të paqtë, por të jenë dhe më të vendosur për të vendosur drejtësinë për veten e tyre dhe për familjet e tyre.

Është kjo një ditë e ftohtë dhe politikisht?

Mund të them që kjo ditë nuk ka lidhje fare me politikën, politika nuk ekziston më se po të ekzistonte politika në Shqipëri, sot ne do të kishim, institucionet e ngritura në këmbë, do të kishim gjykata, do të kishim gjykatën Kushtetuese, Gjykatën e Lartë, do të kishim një Parlament legjitim, do të kishim një klasë politike të përgjegjshme, do të kishim një ekonomi më të mirë për shqiptarët, do të kishim mundësi më të mira për shqiptarët, arsimim më të mirë, shëndetësi më të mirë, taksa më të ulëta, energji elektrike më të lirë, çmime më të ulëta dhe do të kishim më shumë vende pune për shqiptarët, po të ishte politika, politika do të kishte menduar për këtë gjë, por pikërisht sepse nuk ekziston politika sepse politika ka dal nga shinat e saj, politika ka menduar vetëm për një grup njerëzish.

Sot nuk ka politikë, politika nuk është as e ngrirë dhe as e shkrirë, politika sot nuk ekziston, prandaj dhe në këtë ringjallje të jetës që simbolizon Dita e Verës, të ringjallet edhe politika, të ringjallen vlerat, të ringjallen parimet dhe të ringjallen ato principe për të cilët shqiptarët aspirojnë dhe çdo njeri nga ne do të dëshironte ti zbatonim tek fëmijët e tyre. Faleminderit dhe Gëzuar.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Në rritje kërkesat për azil, arrijnë nivelin më të lartë të pas-pandemisë

Kërkesat për azil nga shqiptarët kanë filluar rritjen graduale pas lehtësimit të kritereve të udhëtimeve në vendet e Bashkimit Europian, por sërish ato mbeten...

Yuri Kim i shkon në zyrë Bashës. Cilat janë porositë e radhës?

Kryedemokrati Basha do të takojë sot në orën 16:00, ambasadoren e SHBA-së në Shqipëri Yuri Kim. Pas vendimit për përjashtimin e ish-kryeministrit Sali Berisha...

La hotelin luksoz, Lionel Messi paguan shumën e majme për vilën

Ylli argjentinas Lionel Messi, ka arritur që të gjejë një shtëpi në Paris. Sipas asaj që raporton “RMC Sports”, Messi deri tani ka jetuar...

“Mbretëria” e Kozakut, si kërcënim për një gjeneratë

Nga: Mentor Kikia Njëri që u quajtka Kozak, qenka shpallur mbreti i Instagramit dhe Tik-Tokut. Por një tjetër që u quajtka Fabio, mesa duket pretendent...

“Mbreti i Instagramit” në sherr me “mbretin e burgut”, “lufta” për famë

Rrjetet sociale janë kthyer në “ushqimin” e përditshëm të rinisë. Aty mund të gjesh video argëtuese, edukuese, por në të shumtën e rasteve rinia...