E mërkurë, 27 Janar, 2021
1 C
Tirana

Kryemadhi merr ‘LIVE’ në emision telefonatën e papritur

Pas intervistës në “Opinion”, duket se Basha ka nxituar që të telefonojë kryetaren e LSI-së, por çdo gjë doli haptazi teksa ajo është e ftuar në “Çim Peka LIVE”. Situata është mirëmenaxhuar me sukses, ndërsa dëgjohej teksa i thoshte LIVE se ndodhej në emision.

Teksa në studio debatohej mbi koalicionin e mundshëm PD-LSI, Basha i telefonon partneres së tij politike, e cila nuk nguroi ti përgjigjej.

“Jam te Çim Peka. Jemi LIVE”, i tha Kryemadhi-Bashës.

Gjatë intervistës së saj, kryetarja e LSI Monika Kryemadhi konfirmoi edhe një herë koalicionin zgjedhor me Partinë Demokratike.

A është Lulzim Basha kryeministër i ardhshëm i opozitës?

“I marrim votat dhe hajde e bëjmë. A është partia më e madhe? I takon atij për të qenë kryeministër. Kemi firmosur më 23 prill 2019, në Hotel Tirana, kemi firmosur marrëveshjen për koalicionin zgjedhor, politik etj. Është PDIU, Republikanët, jemi ne, janë të gjitha partitë”, tha Kryemadhi.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Video/ Tension dhe përmbysje, Interi eliminon Milanin në minutën e 97-të

Interi triumfoi me rezultatin 2-1 ndaj Milanit, në derbin e vlefshëm për çerekfinalen e Kupës së Italisë, ku nuk mundoi as tensioni. Ibrahimoviç dhe Lukaku...

Skënder Brataj tregon numrin e personelit mjekësor të vaksinuar

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka bërë me dije shifrat e personelit mjekësor që është injektuar me vaksinën anti-covid deri më tani në...

Shkel rregullat e rrjetit social, Twitter i mbyll llogarinë Genc Pollos

Platfotma Twitter i ka mbyllur llogarinë ish-deputetit të PD, Genc Pollo, për shkak se ky i fundit ka shkelur rregullat e rrjetit social. Lajmin e...

Haradinaj mesazh Serbisë: Do forcojmë policinë dhe ushtrinë e Kosovës

Kandidati për President në Kosovë, Ramush Haradinaj ka përcjellë një tjetër për fqinjët, Serbinë. Haradinaj u shpreh se Kosova nuk do e mbajë më kokën...

Kur lali Eri gjobit Ndrangheta-n

Nga: Dritan Hila Sapo kapën implikimin e tre personave italianë që bënin kështjella në rërë për biznese në Tiranë dhe ku përmendej edhe mafia kalabreze,...