Kryemadhi me votuesit për herë të parë: LSI-ja do ta thyejë në mes Lushnjen

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi zhvilloi një takim me disa të rinj në qytetin e Lushnjes.

Në një video që ka postuar në rrjetet sociale, Kryemadhi teksa shihet me të rinjtë, thotë se këto të fundit janë pjesë e LRI-së, dhe do të votojnë për herë të parë për LSI-në.

Kryemadhi u shpreh se LSI-ja lufton për të rinjtë dhe angazhimi i tyre personal nuk është thjesht për karriget në 4 vjeçarin e radhës, por për të mbajtur rininë në Shqipëri.

”Entuziazmi në rritje nga votuesit për herë të parë në Lushnje. Të gjithë e dinë se LSI lufton për të rinjtë dhe angazhimi ynë personal nuk është thjesht për karriget në 4 vjeçarin e radhës, por që ta mbajmë rininë në Shqipëri, pranë familjes, me mundësi punësimi, arsimimi dhe zhvillimi, që vendi t’i përkasi atyre.’’, shkruan Kryemadhi në rrjetin social, Facebook.