E enjte, 20 Janar, 2022
10.5 C
Tirana

Kryemadhi me të rinjtë e LSI: Ju jeni makthi i Ramës në 25 prill

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi gjatë një takimi me të rinjtë në Elbasan komentoi situatën politike në vend, dhe vijoi sulmet ndaj kryeministrit, Edi Rama.

Kryemadhi tha se frika më e madhe e Edi Ramës janë të rinjtë, dhe jo ajo apo kryetari i PD-së Lulzim Basha.

Sipas Kryemadhit, vota në 25 prill do jetë një votë që do e dërrmojë Ramën.

Monika Kryemadhi: ”Tek vija rrugës, dëgjoja kryeministrin e famshëm që thoshte Mona, Luli, Meta, Mona, Luli, Meta, sepse në fakt ai nuk e ka frikën me ne. Ai e ka frikën me ju. Ai ka frikë nga ju, sepse ka 8 vite që ju ka gënjye. Ai ka frikë nga incerenatori i Elbasanit, sepse në vend që të hapte punë, në vend që të krijonte mundësi punësimi dhe zhvillimi për Elbasanin, ai hapi një gropë plehrash. Ai ka frikë nga bizneset e Elbasanit, të cilat janë mbyllur çdo ditë. Ai ka frikë nga gratë naftëtare në Ballsh, të cilave u ka vjedhur pagën e 20 muajve dhe vazhdon t’i vjedhë edhe minutat e jetës së tyre.

Ai ka frikë nga mjekët, nga infermierët. Ai ka frikë nga një grua që qesh në mes të rrugës dhe e arreston. Ai ka frikë nga mësuesit. Por mbi të gjitha ka frikë nga ju. Sepse ju jeni makthi i tij, frika e tij. Sepse vota juaj në 25 prill do të jetë një votë, e cila do ta dërrmojë atë, jo për Edi Ramën si Edi Ramë, sepse ai është i vogël, si një mizë që shkelet me këmbë, por për fenomenin Edi Rama, që merr peng të ardhmen e të rinjve dhe të rejave, që merr peng të ardhmen e fëmijëve të shqiptarëve.’’

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Basha pritet me protesta në Laç, ndërhyn menjëherë policia

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, është pritur me protesta në qytetin e Laçit. Simpatizantë të Partisë Demokratike që nuk janë dakord me të, kanë...

Meta ia merr këngës me Bujar Qamilin në Shkodër (VIDEO)

Për pak çaste, kreu i shtetit ka harruar zhvillimet politike, duke iu dedikuar pak vetes. Presidenti Meta ia ka marrë këngës me këngëtarin e...

Përplasja te “5 Maji”, Rama: E mira e përbashkët nuk merret peng nga askush

Dje nisi aksioni për shembjen e banesave në lagjen “5 maji” në Tiranë. Forcat policore rrethuan zonën, pasi një pjesë e banorëve kundërshtuan shembjen...

Donaldi shpallet banori më i padëshiruar në “Big Brother” (VIDEO)

Dje në "Big Brother Vip", banorët zhvilluan një spektakël, ku secili rrëmbeu nga një çmim. Pas spektaklit, Egzona si moderatore i ndau çmimet, ku...

Shpërthimi në Tonga, 500 herë më i fuqishëm se bomba atomike e Hiroshimës

Kombi i vogël ishullor i Tongës humbi një nga ishujt e tij më të vegjël, pasi një shpërthim gjigant vullkanik copëtoi tokën në copa...