E martë, 19 Janar, 2021
-6 C
Tirana

Kryemadhi e ‘frikësuar’ nga presionet: Rama ka marrë fund!

Nga qyteti i Lezhës, kryetarja e LSI-së ka kërkuar ndaj qytetarëve që të bëhen bashkë kundër qeverisë, sipas saj, të kapur nga bandat dhe krimi. Duke sqaruar edhe njëherë se pse opozita i dogji mandatet, pasi nuk mund të bëhej fasadë në një Kuvend që nuk është më i popullit, ajo ka ftuar shqiptarët të bëhen bashkë kundër regjimit që ka rrënuar vendin. Kryemadhi po kështu i është drejtuar qytetarëve që të reagojnë ndaj presioneve, pasi regjimi i Ramës është drejt fundit.

“Mandati im si deputete në Lezhë ka qenë ndër më të bukurit, dhe unë nga vendi i Besëlidhjes i bëj thirrje shqiptarëve të bëhemi bashkë për të shpëtuar vendin, të rrënojmë shtetin e kalbur e të ngremë shtet të fortë, shëndetësor, arsim e drejtësi të barabartë për çdo shqiptar, do sistem të fortë jo lider të kapur, me kriminelë rreth vetes. Ju bëj thirrje, mos u ndalni, mos u sugjestiononi nga presionet, nga trokitjet e policisë nëpër dyer, tik-taku Ramës po merr fund”, tha ajo.

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Mesi e gjuajti me shpullë, sulmuesi i Bilbaos: Ai u nxeh sepse e bllokova

Sulmuesi i Atletik Bilbaos, Asier Vijalibre do të mbahet më shumë mend për faktin se detyroi Lionel Mesin të ndëshkohej me karton të kuq...

Qeverisje me PS? Duma: Zero shanse, ofendim për sakrificat e demokratëve

Ish-deputetja Grida Duma hodhi poshtë mundësinë e një koalicioni të madh mes PS- së dhe PD-së. E pyetur për thashethemet që qarkullojnë së fundmi për...

Mediu: Të biem dakort me PD-në sa më shpejt të jetë e mundur që të mundim Ramën

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu është shprehur se bisedimet me Partinë Demokratike për arritjen e një marrëveshjeje vijojnë. Në ''Open”, Mediu tha se PR-së...

“Pyetjet i merr nga Basha“/ Gazetarja-Topallit: Merre telefonin shikoje

Gazetarja e ABC, Esiona Konomi dhe kryetarja e Lëvizjes për Ndryshim, Jozefina Topalli, janë përplasur në emisionin ''Log'' në lidhje me bashkëpunimin e tyre...

Akuza për spiunazh, Rusia dëbon dy diplomatë holandezë

Rusia ka dëbuar dy diplomatë holandezë në një veprim reciprok pasi Holanda dëboi dy diplomatë rusë në fund të vitit të kaluar. Ministria e Punëve...