Kryetarja e LSI, Monik Kryemadhi ka zhvilluar një bashkëbisedim me të rinj të cilët në zgjedhjet e 25 prillit, do të votojnë për herë të parë.
Gjatë fjalës së saj, Kryemadhi tha se kryebashkiaku Erion Veliaj ka ftuar ish-deputeten Silva Caka, që të braktisë LSI-në për t’iu bashkuar PS-së.
Ndër të tjera, ajo u shpreh se kryeministri Edi Rama ka varfëruar shqiptarët, ka rritur taksat dhe ka krijuar kriza njëra pas tjetrës.
Monika Kryemadhi: ”Unë besoj më shumë tek ju sesa te një Kryetar Partie Njësie. Pse besoj më shumë te ju? Sepse, dashamirësia, fryma struktura e një brezi të ri është shumë më e fuqishme se vendimi i një individi të vetëm. Në të gjithë jetën time politike, puna me të rinjtë më ka bërë jo vetëm më të re, më energjike por më ka dhënë edhe pozitivitetin për të qenë vetvetja sepse me një të ri po nuk ishe vetvetja nuk e ke të gjatë bashkëjetesën me ta.
Vetëm dje keni bërë namin me votuesit për herë të parë. Dje kemi qeshur dhe kemi filluar të bëjmë barcaleta tashmë sepse ju janë turrur të gjithë njerëzve që janë protagonistë apo individë të LSI apo LRI dëgjojmë dhe qeshim nga ana tjetër e telefonit sesi drejtorë të bashkisë marrin dhe ju premtojnë vende punë anëtarëve të LSI për t’i futur në Bashkinë e Tiranës. Ose më qesharakja është sesi Lali Eri fton Silva Cakën, deputeten e LSI , dmth janë këto janë banalitete që gjejnë vemje politike të cilat faktikisht Shqipëria për hir të së vërtetës e ka këtë defekt”.