Kryemadhi: Ahmetaj është frikacak, nuk e mban dot burgun

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi është shprehur se kohët e fundit ka ndryshuar mendim për ministrin Arben Ahmetaj.

E ftuar në “Opinion” teksa lexonte një e nga një letrat për inceneratorët, Kryemadhi doli në përfundimin se Ahmetaj kishte bërë shumë shkresa për të qenë korrekt.

Madje habiti dhe moderatorin Blendi Fevziu e të ftuarit e tjetër, juristin Plarent Ndreca e analisitn Lorenc Vangjeli.

Pjesë nga biseda:

Blendi Fevziu: Na doli korrekt Ahmetaj

Monika Kryemadhi: Edhe unë kam ndryshuar mendim për Ahmetajn kohët e fundit, jo shumë po kam ndryshuar

Blendi Fevziu: Ou keni ndryshuar mendim…

Monika Kryemadhi: Është frikacak…nuk e mban dot burgun

Blendi Fevziu: Po pse të bësh letrat në mënyrë të rregullt duhet të jesh frikacak

Monika Kryemadhi: Jo, jo atij që i duket vetja gangster ikën e ha…siç thotë një shprehje, atë dhe firmën mos e hidh gjithandej