E diel, 7 Mars, 2021
15 C
Tirana

Kryemadhi: 5 prioritetet në programin e LSI, të realizueshme në 5 muaj, 0 kosto

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi zhvilloi ditën e sotme një takim me banorët e Njësisë 2 në kryeqytet.

Teksa komentoi programin e forcës politike që drejton, ajo u shpreh se 5 propozimet e shpalosura janë të realizueshme në 5 muajt e parë të qeverisjes, nëse do jetë në pushtet.

Sipas saj, do të ketë një kosto financiare 0 në buxhetin e shtetit, teksa shtoi se kërkohet një vullnet politik dhe një dëshirë të mirë nga qeverisja për t’i shërbyer qytetarëve.

Ndër të tjera, Kryemadhi tha se sot shqiptarët janë në një gjendje shumë më të keqe seç kanë qenë 4 vjet më parë.

Monika Kryemadhi: ”Dje bëmë prezantimin e programit të LSI-së, ku tashmë ne jemi shumë të qartë në atë që i ofrojmë qytetarëve. Nëse deri dje ishim në takime me ta për të folur dhe dëgjuar problematikat, apo edhe për të diskutuar e debatuar, sepse në fund të fundit nëse nuk diskutojmë as ne nuk e kuptojmë se çfarë ndodh, por as njerëzit nuk na kuptojnë ne. Dje kemi qenë të drejtpërdrejtë ku kemi bërë propozimet e programit, ku dua të theksoj që ne tashmë duhet ta bëjmë Shqipërinë shtëpinë e shqiptarëve dhe kjo është një nga pikat tona kryesore. Sepse edhe propozimet tona kanë të bëjnë jo vetëm me problematikat dhe jetën e përditshme të tyre, por kanë të bëjnë edhe me fuqizimin ekonomik të tyre.

Ne kemi 5 propozime, të cilat do angazhohemi në 5 muajt e parë të qeverisjes. Janë 5 propozime shumë të thjeshta, që shkojnë drejtpërsëdrejti tek qytetarët. Kanë një kosto financiare 0 në buxhetin e shtetit, por përkundrazi kërkojnë një vullnet politik dhe një dëshirë të mirë nga qeverisja për t’i shërbyer qytetarëve.

Sot shqiptarët janë në një gjendje shumë më të keqe seç kanë qenë 4 vjet më parë. Sot shqiptarët paguajnë taksa shumë më shumë seç kanë paguar më parë. Mjafton që të shkosh në një familje me dy pensionistë, që fëmijët e tyre i kanë në emigracion dhe që thonë pse duhet të paguajmë taksën e arsimit. Apo pse çmimi i energjisë elektrike është i lartë, apo pse shteti nuk u jep mundësinë dhe shanset për të qenë i barabartë.’’

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Revoltat e dhunshme në Mianmar/ OKB: Ndaloni vrasjen e protestuesve

I dërguari i Kombeve të Bashkuara për Mianmar i ka bërë thirrje këshillit të sigurimit të KB të marrë masa kundër protestave të dhunshme,...

SHBA-ja lëshon alarm për sulm të ri kibernetik

Qeveria amerikane është duke bërë paralajmërime për sulme të mëdha kibernetike, të cilat mund të kenë shënjestruar serverët e kompanisë Microsoft, dhe të cilat...

Lum partitë për këtë popull që kanë

Nga: Mentor Kikia Ne nuk jemi vetëm në krizë pandemie, krizë ekonomike apo sociale. Ne jemi edhe në një krizë të thellë mendore si shoqëri...

Koronavirusi në vend/ 777 raste të reja dhe 21 viktima

Kurba e koronavirusit në Shqipëri mbetet e lartë, pasi në 24 orët e fundit janë regjistruar 777 raste të reja. Ndërkohë, 21 persona nuk kanë...

Milani kthen Ibrën në kombëtare, 39-vjeçari debuton në ndeshjen me Kosovën

Viti fantastik te Milani dhe fakti që është lideri i ecurisë së pabesueshme të kuqezinjve, ka bërë që Zlatan Ibrahimoviç të kthehet në Kombëtaren...