Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Kryebashkiaku Veliaj kundër pezullimit të afateve të paraburgimit, sot seanca në Apel

1 muaj ago
in Aktualitet, Politikë

Në Gjykata e Posaçme e Apelit pritet të shqyrtohet sot ankesa e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i cili kundërshton vendimin e shkallës së parë për pezullimin e afateve të paraburgimit. Siç shihet nga pamjet, avokati i Veliajt, Plarent Ndreca u paraqit sot në GJKKO, ku do të depozitojë dhe kërkesën e kryebashkiakut për çështjen e paraburgimit.

Seanca e mëparshme u shty për shkak të problemeve procedurale që lidhen me njoftimin e të pandehurit nga Drejtoria e Burgut të Durrësit. Sipas gjyqtares Saida Dollani, institucioni kishte paraqitur vetëm një kopje të dokumentit që provonte dijeninë e Veliajt për gjyqin, dhe jo versionin origjinal, çka u konsiderua parregullsi. Vendimi për pezullimin e afateve ishte marrë më herët nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në dy seanca të ndara, për shkak të mungesës së disa të pandehurve të tjerë në proces.

Veliaj e kundërshton këtë praktikë, duke argumentuar se ka qenë vazhdimisht i përfaqësuar nga avokati i tij dhe se afatet e paraburgimit nuk duhet të pezullohen në mënyrë kolektive për të gjithë të akuzuarit, për shkak të vonesave që lidhen me persona të tjerë. Çështja ka nxitur debat më të gjerë në sistemin e drejtësisë, pasi praktika e pezullimit të afateve për të gjithë të pandehurit po konsiderohet problematike nga juristët. Avokatët kërkojnë rishikim të dispozitave në Kodi i Procedurës Penale, duke theksuar se kjo qasje mund të cenojë të drejtat individuale dhe të mbajë në paraburgim persona që nuk kanë përgjegjësi për zvarritjet e procesit.

Sipas legjislacionit në fuqi, koha e kaluar në paraburgim llogaritet me koeficient më të lartë në dënimin përfundimtar, duke e bërë këtë çështje edhe më të ndjeshme për të pandehurit.
Kryebashkiaku i Tiranës ndodhet në masë sigurie “arrest me burg” që prej 10 shkurtit 2025. Ndaj tij rëndojnë disa akuza, përfshirë korrupsion pasiv në disa raste, pastrim parash, mosdeklarim pasurie dhe shpërdorim detyre.

TË LIDHURA

Aktualitet

I dënuar për trafikim njerëzish, arrestohet në Itali 42-vjeçari shqiptar

17:05 | 09/06/2026
Aktualitet

Gjykata e Lartë kthen për rigjykim dosjen e tenderit 28 mln euro të uniformave të Policisë

16:28 | 09/06/2026
Politikë

Rama: Kur Kushner erdhi, nuk dihej nëse Trump do shkonte në burg apo në Shtëpinë e Bardhë

16:09 | 09/06/2026
Next Post

Qarkullonte i armatosur me pistoletë në automjet, arrestohet 39-vjeçari në Tiranë

Gjyqi në GJKKO, Laert Haxhiu nuk përballet me shokun e tij “pentito”, dëshmon Tafani:

Bordi i Transparencës ul çmimin e karburanteve, ja me sa do të shiten nafta dhe benzina







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

I dënuar për trafikim njerëzish, arrestohet në Itali 42-vjeçari shqiptar

by mirseda
17:05 | 09/06/2026
0

Gjatë kësaj faze të operacionit të koduar “The Wanted”, si rezultat i koordinimit të informacioneve dhe veprimeve...

Presidenti Ademi udhëton në SHBA dhe Meksikë për aktivitetet e FIFA-s në Botërorin 2026

16:43 | 09/06/2026

Gjykata e Lartë kthen për rigjykim dosjen e tenderit 28 mln euro të uniformave të Policisë

16:28 | 09/06/2026

Rama: Kur Kushner erdhi, nuk dihej nëse Trump do shkonte në burg apo në Shtëpinë e Bardhë

16:09 | 09/06/2026

Rama-gazetares rumune: Gënjeshtrat të kanë bllokuar trurin!

16:04 | 09/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com