E enjte, 21 Janar, 2021
12 C
Tirana

Kryebashkiaku i Gjirokastrës s’pyet për urdhrin e Ramës, mbledh grupin e polifonisë (VIDEO)

Kryebashkiaku i Gjirokastrës, Flamur Golemi, në kundërshtim me urdhrin e qeverisë për ndalimin e muzikës pas orës 20:00, ka nxjerrë në sheshet e qytetit grupin e polifonisë dhe ja ka marrë këngës. Banorët dhe turistët e paktë që kishin zgjedhur Gjirokastrën, shijuan të qetë këngët, ndonëse është e ndaluar rreptësisht grumbullimi për shkak të pandemisë.

“Po the Gjirokastra i ke thënë të tëra”, ka shkruar Golemi bashkëngjitur videos së shpëndarë në Facebook.

Me vendim të qeverisë shqiptare, janë ndaluar klubet e natës, diskot, lounge bar dhe çdo lloj shërbimi i kësaj natyre. Njoftimi është dhënë nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, e cila theksoi se prioritet për qeverinë shqiptare është mbrojtja e jetës së qytetarëve.

“Kemi konstatuar që në këtë periudhë, ato janë kthyer në vendgrumbullime të rinjsh, ku injorohet totalisht zbatimi i masave për parandalimin e infeksionit, duke i shndërruar në vatra potenciale të infeksionit. Të rinjtë bëhen kështu bartës të virusit në dëm të më të moshuarve. Nga sot, qeveria i thotë stop kësaj sfide që i bëhet rregullave të vendosura për të parandaluar pandeminë. Prioriteti ynë numër 1 është mbrojtja e jetës së qytetarëve”, ka thënë më herët Manastirliu.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Video/ Ronaldo shkruan historinë, Juventus fiton Superkupën e Italisë

Cristiano Ronaldo ka shkruar sonte historinë e futbollit botëror pasi u bë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave pasi shënoi për Juventusin...

Bajernit i mjafton një penallti për të mbajtur kreun, Lajpcig bën detyrën

Mjaftoi një penallti në minutën e 13-të për t’i dhënë Bajernit fitoren e dytë radhazi. Robert Levandovski nuk gaboi nga pika e bardhë e...

Vetëvendosja garon në zgjedhjet e 25 prillit, nesër prezanton kandidatët e parë

Lëvizja Vetëvendosje në Tiranë do të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Ditën e nesërme, më 21 janar kjo forcë politike do të...

I përqafuar me bashkëshorten, Joe Biden mbërrin në Shtëpinë e Bardhë

Joe Biden ka mbërritur në Shtëpinë e Bardhë, ku do të fillojë orët e para të punës si President i SHBA, me firmosjen e...

Çfarë duhet të dini mbi historinë e Ditës së Përurimit të presidentit amerikan

E para Ditë e Përurimit në detyrë e presidentit të Shteteve të Bashkuara, ishte 30 prilli i vitit 1789, gjatë betimit të presidentit Xhorxh...