Sekretari i Përgjithshëmi i PD-së, Gazmend Bardhi, ka reaguar në lidhje me kronikën e publikuar nga televizioni italian Rai3, ku flitej për rritjen e sasisë së kanabisit në Shqipëri. Bardhi shprehet se Rai3 konfirmoi shifrën e dhënë pak ditë më parë, për rritjen me 1200% të sasisë së kanabisit të mbjellë gjatë këtij viti. Ai shkruan më tej në Facebook se për mediat ndërkombëtare, kanabizimi i vendit, bashkëpunimi me krimin e organizuar dhe dhunimi i fjalës së lirë, janë e vetmja arritje e Shqipërisë nën qeverisjen e Ramës.
Statusi në Facebook
Televizioni RAI 3 rikonfirmon përsëri sot shifrat e publikuara disa ditë me parë për rritjen me 1200% të sasisë së kanabisit të mbjellë gjatë këtij viti, duke i qëndruar burimeve të veta për vërtetësinë e lajmit. Edhe pse Edi Rama e konsideroi lajmin të pavërtetë, dhe dje mashtroi opinionin publik duke servirur një shkrim si gjoja reagim të autoriteteve italiane, TV RAI3 e sfidoi duke i kujtuar se të dhënat për këtë vit i ka mbajtur të fshehta!
Përveç kanabizimit masiv të Shqipërisë, Edi Rama mori sot një tjetër klasifikim rekord nga RAI3. Ai u tregua me gisht si i vetmi Kryeministër në Europë që ka ngritur propagandën zyrtare në mekanizëm manipulimi për të mbuluar të vërtetën.
Për mediat ndërkombëtare, kanabizimi i vendit, bashkëpunimi me krimin e organizuar dhe dhunimi i fjalës së lirë, janë e vetmja arritje e Shqipërisë nën qeverisjen e Edi Ramës.
Edi Rama ka deshtuar!
;