Sport

Kroatët të pamëshirshëm me lojtarët serb, përfundojnë në det pas dhunës (Video)

               Publikuar në : 15:08 - 11/02/19 Enno

Sporti ka për qëllim të bashkojë popuj, por këtu nuk përfshihet Kroacia me Serbinë. Ishte thjesht një ndeshje vaterpoli e dorës së dytë, me skuadra modeste. Ndeshja mes ekipit serb të Crvena Zvezda dhe atij të Mornar Split nuk është luajtur për shkak të një incidenti që ka ndodhur në Kroaci.

Katër lojtarë serb, pak orë para ndeshjes, ishin duke shëtitur në lungomare. Papritur ata sulmohen dhunshëm nga disa persona që mbanin sende të forta. Portieri Aleksandro Krajl, për t’i shpëtuar goditjeve, është hedhur në det. Më pas, ai u ndihmua nga kalimtarët për të dalë sërish në breg.

“Jam i shokuar nga ajo që ndodhi”, tha portieri. Natyrisht që ndeshja nuk u luajt, pasi tensioni pas këtij incidenti ishte i madh. Serbia bëri me dije se do të bëjë një notë proteste për këtë ngjarje, ndërsa qeveria kroate tha se do të nisë hetimet dhe dënojë personat përgjegjës.

Madje policia kroate ka bërë me dije se ka arrestuar 3 persona. Ndeshja mes dy skuadrave ishte e vlefshme për Ligën Adriatike të vaterpolit, një turne ku marrin pjesë kryesisht vende të ish-Jugosllavisë. Gjithsesi, tensionet e vjetra ende nuk janë shuar.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT