E diel, 1 Gusht, 2021
23.5 C
Tirana

Kroacia shpall ‘non grata’ ministrin serb

Raportet ndërmjet Kroacisë dhe Serbisë po përkeqësohen edhe më shumë. Pas djegies së flamurit kroat nga Sheshel, kanë qenë disa deklarata të ministrit serb, Vulin që nuk i kanë pëlqyer liderëve kroatë.

Gjatë një akademie përkujtimore për viktimiat në  kampin Jasenovac, Vulin kishte thënë se për të shkuar në Kroaci, nuk i pyet ministrat kroatë, por Vuçiëin.

vulin

“Sigurisht që këto ditë nuk do të shkoja në Jasenovac. Do të shkoja vetëm ku ka serbë, pasardhës të viktimave. Dhe ai që do të vendoste është komandanti suprem i Serbisë, Aleksandar Vuçiç e jo ministrat kroatë”,- kishte thënë dje Vulin, transmeton lajmi.net.

Kjo deklaratë kaq direkte, ka shkaktuar reagim të ashpra në Kroaci.

Ministria e Jashtme e Kroacisë ka njoftuar mbrëmë vonë se deri në një vendim tjetër,Vulin është “persona non grata” (person i padëshiruar) në shtetin kroat.

“Ka indicikacione se Vulini kur mbajti një përkujtim për viktimat e kampit në Jasenovac, kishte paralajmëruar një vizitë këtu. Ai është i njohur për një retorike të pahijshme, dhe deklarimet e tilla nuk kontribuojnë  në raportet tona”, -thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme kroate.

Ndaj këtyre deklaratave reagoi edhe kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq. Ai tha se deklaratat e tilla janë ofenduese, dhe nuk janë zgjidhje.

“Kushdo që vjen këtu duhet ta respektojë shtetin kroat, dhe deklaratat ofenduese për momentin nuk janë zgjidhja më e mirë”, tha Plenkoviç.

Ndryshe në Kroaci u bë e ditur se të gjitha institucionet janë njoftuar që Vulinit t’i ndalohet hyrja.

Edhe Kosova kohë më parë e kishte dëbuar për në Serbi këtë ministër. Kjo për shkak të retorikës nacionaliste që ai përdor.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

SHBA sanksionon më shumë zyrtarë kubanë për shtypjen e protestave

Administrata e Presidentit Biden ka vendosur sanksione ndaj forcave policore të Kubës dhe dy udhëheqësve të saj pas protestave të fundit në vendin ishull...

Maqedonia e Veriut mund të rekomandojë dozën e tretë të vaksinës

Maqedonia e Veriut nuk e përjashton mundësinë e aplikimit të dozës së tretë të vaksinës kundër koronavirusit pasi, siç tha ministri i Shëndetësisë, Venko...

Izraeli akuzon Iranin për sulmin vdekjeprurës në cisternat e naftës

Izraeli ka akuzuar Iranin se qëndron pas një sulmi ndaj një cisternë nafte në të cilën u vranë dy anëtarë të ekuipazhit, një shtetas...

Pranoi plagjiaturën, bie popullariteti i kandidatit për kancelar në Gjermani

Kandidati potencial për të zvendësuar Kancelaren Angela Merkel, në Gjermani Armin Laschet ka kërkuar falje pasi ka përdorur plagjaturë në librin e tij. Laschet, në...

Manaj i pafat, portieri i Shtutgartit i mohon golin e radhës me Barçën (Video)

Rei Manaj e nisi nga stoli miqësoren e sotme që Barcelona luajti në Gjermani kundër rivalëve të Shtutgartit. Sulmuesi shqiptar u aktivizuar vetëm në minutën...