Ermina Lekaj-Përlaskaj nga Prizreni ka fituar për herë të tretë mandatin e deputetes në Kroaci.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë deputetja përmes një postimi në Facebook. Pas mesnate mbrëmë ajo ka shpallur fitoren, duke falënderuar përkrahësit, që edhe në ato momente i kishte afër.
“Ekipi fitues. Faleminderit të gjithëve”, ka shkruar ajo.
Ermina Lekaj-Përlaskaj do të përfaqësojë përveç shqiptarëve edhe pakicat tjera. Kujtojmë se ditën e djeshme u mbajtën zgjedhjet parlamentare në Kroaci.