Kriza politike në të cilën ndodhet vendi, fill pas largimit të opozitës nga Parlamenti duke djegur mandatin e deputetit ka vënë në lëvizje presidentin e Republikës Ilir Meta.
Meta, përmes një postimi në rrjetin social ka deklaruar se situata aktuale politike në Shqipëri duhet të marrë një kthesë 180 gradë.
Ndër të tjera, presidenti shkruan se një gjë e tillë është më mirë të bëhet sa më herët, duke argumentuar se dialogu realist, i përgjegjshëm dhe efektiv është i domosdoshëm.
“Situata aktuale politike në Shqipëri duhet të marrë një kthesë 180 gradë, më mirë herët, se sa më vonë! Dialogu realist, i përgjegjshëm dhe efektiv është i domosdoshëm!”, shkruan Meta.
Kujtojmë se gjatë ditës së sotme, Presidenti Ilir Meta ka marrë pjesë si i Ftuar Nderi mbledhjen e Byrosë së Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, që po zhvillohet në Kopenhagë të Danimarkës.