E martë, 30 Nëntor, 2021
5.5 C
Tirana

Kriza politike, Bamir Topi: Institucioni i Presidentit është i dobët

Ish-presidenti Bamir Topi, i ftuar në emisionin ‘Top Talk’ u shpreh se ndryshimi i kodit zgjedhor është hapi i parë për zgjidhjen e krizës.

Sipas Topit, institucioni i Presidentit nuk ka kompetenca për të zgjidhur ngërçin politik, ndërsa shton se Meta do bënte mirë t’i thërriste të dyja palët politik.

Jo për shkak të Metës President, institucioni i Presidenti është i dobët. Është i dobët, nuk ka fuqi interlogutore mes palëve sepse në rastin konkret, kushdo që do ishte President, ishte një President që votohet Politikisht. Në rastin konkret është votuar nga socialistët dhe sot paragjykohet nga socialistët për shkak të lidhjeve të tija me opozitën. Presidenti do bënte mirë t’i thërriste të dyja palët për të nxjerrë në transparencë të plotë mungesë në e vullnetit të zgjidhjes së krizës së njërës palë”, deklaroi Topi.

Gjithashtu, Topi u shpreh kundër një zgjidhje që vjen nga ndërkombëtarët, siç ishte darka te ‘Krokodili’ në Maj të vitit 2010, pasi, sipas tij prodhohen pazare.

“Eksperienca politike dhe njerëzore, do e bënte këtë proces më të përshtatshme për t’i ardhur në ndihmë Presidentit, për të hyrë në negociata të domosdoshme. Duhet të dalim nga ideja e tavolinës së ‘Krokodilit’, sepse nuk prodhojnë një situatë normale por vetëm pazare. Propozimi është që të këtë një pjesëmarrje, angazhim i atyre që i kanë shërbyer në zyrën e kreut të Shtetit, sepse janë dy palë, që jo vetëm janë larg, por s’kanë asnjë predispozitë të komunikojnë mes tyre”, propozoi ai.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Variantet e koronavirusit, ja çfarë dimë deri më tani

Omicron, varianti më i ri i koronavirusit, është gjithashtu më i shpejti për t'u etiketuar si "variant shqetësues" nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, për...

Bllokimi për variantin Omicron/ Biden: S’ka vend për panik

Presidenti amerikan Joe Biden e ka quajtur variantin Omicron Covid-19 një "shkak shqetësimi, jo shkak për panik", një ditë pasi u zbulua në Amerikën...

Njihuni me këmbimin valutor, 30 nëntor 2021

Në kursin e këmbimit valutor, sot vihet re rritje e dollarit, paundit britanik dhe frangës zvicerane. Ndërsa euro s'ka pësuar ndryshime. Më poshtë do të...

Pandemia i bëri shqiptarët “dembelë”

Pandemia Covid-19 ka shkaktuar nivele të larta të “dembelizmit” në të gjithë vendin. Personat në moshë pune që nuk po kërkojnë një punë u...

Lionel Mesi hyn në histori, fiton “Topin e Artë” nr.7

Lionel Mesi mbetet numri një i futbollit botëror, madje duke thyer rekorde e duke hyrë në histori si fituesi më i madh i kësaj...