E enjte, 13 Gusht, 2020
21 C
Tirana

Kriza në Iran/ Çfarë dimë dhe çfarë jo

Më të lexuarat

Sërish rekord rastesh të reja në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 3 persona nga koronavirusi. Fatkeqësisht, nuk e kanë fituar dot...

“U kthye nga një ferr plehrash në destinacion turistik”, Rama publikon videon

Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me publikimin e një videoje në rrjetin social Facebook. Në videon në fjalë shfaqet Belshi, ndërsa...

Firmoset marrëveshja me qeverinë italiane, sektorët ku do të shkojnë 95 milion euro

Së fundmi është firmosur marrëveshja mes qeverisë shqiptare dhe asaj italiane për dokumentin e detajimit të angazhimit prej 95 milion euro. Lajmin e bëri të...

Ishin fshehur në Shqipëri, ekstradohen 9 persona drejt Italisë

Nëntë persona të kërkuar që janë arrestuar në Shqipëri janë ekstraduar ditën e sotme në Itali. Sipas policisë, të ekstraduarit janë shtetas shqiptar nga mosha...

Rekord rastesh të reja në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit janë shënuar 5 viktima nga koronavirusi në vend. Betejën me koronavirusin e kanë...

Agron Shehaj dhuron respiratorë dhe aparat dialize për spitalin COVID 2

Biznesmeni dhe ish-deputeti i PD, Agron Shehaj i ka dhuruar dy respiratorë dhe një aparat dialize spitalit Shefqet Ndroqi, i cili është kthyer aktualisht...

“I besoj Putinit”, kush është presidenti i parë që do marrë vaksinën ruse

Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte, është shprehur mjaft besimplotë lidhur me zbulimin e vaksinës së koronavirusit nga Rusia. Duterte ka treguar gatishmërinë të bëhet personi...

Tensionet me Turqinë, Greqia kërkon ndihmën e SHBA-së

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias, do të zhvillojë një takim me sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, në Vjenë të premten. Përmes një deklarate,...

Infektimet e reja në Gjermani arrijnë “nivelin alarmues”

Sërish në Gjermani janë regjistruar mbi 1200 raste të reja të infektimeve me virusin Corona. Kjo gjendje ka alarmuar edhe Ministrin e Shëndetësisë, Jens Spahn. Ministri...

Tensionohet situata mes dy vendeve/ Roja bregdetare greke qëllon drejt jahtit turk

Mesnatën e ditës së sotme, një varkë e rojës Bregdetare të ishullit të Rodos, në Greqi gjatë patrullimit të saj në zonën e detit...

Udhëheqja iraniane ndodhet nën presion në rritje pas goditjes aksidentale të një avioni me pasagjerë. Që nga fundjava njerëzit protestojnë në rrugë. Ata i akuzojnë pushtetmbajtësit se kanë fshehur fakte.

Çfarë dihet?

Dhjetë ditë kanë kaluar që kur Shtetet e Bashkuara vranë gjeneralin e lartë iranian Qasem Soleimani. Të dyja fuqitë u ndodhën në prag të luftës. Pastaj fleta u kthye: ndërkohë, ajo që po acarohet është situata e brendshme në Iran.

Çfarë dimë?

Rrëzimi i një avioni ukrainas të linjës pranë aeroportit të Teheranit u shkaktua nga Irani.

Pas ditëve të tëra të mohimit, ushtria e pranoi të shtunën goditjen aksidentale. Një ushtar e pati konsideruar avionin një “aeroplan armik” dhe shkrehu një raketë, tha ushtria.

E gjithë udhëheqja iraniane kërkoi falje për incidentin, në të cilin vdiqën 176 vetë.

Goditja bëri që të përmbyset gjendja shpirtërore në vend. Midis të vdekurve ka edhe shumë iranianë që jetojnë jashtë vendit dhe që patën vizituar familjet e tyre.

Qindra vetë u mblodhën të shtunën (11.01) në mbrëmje para Universitetit Amir Kabir në Teheran për të përkujtuar të vdekurit.

Qëndrimi në heshtje megjithatë u shndërrua në një protestë të zemëruar, në të cilën demonstruesit kërkuan dorëheqjen e atyre që mbajnë përgjegjësi.

Dy dallime të rëndësishme

Edhe pse policia dhe ushtria u mblodhën përpara tre universiteteve të mëdha dhe vendeve të rëndësishme në Teheran të dielën (12.01), në rrugë dolën përsëri mijëra vetë.

Në media të ndryshme sociale qarkulluan video, ku shiheshin demonstrues që thërrisnin “Vdekje diktatorit”, duke aluduar për njeriun më të fuqishëm të vendit, Ayatollah Ali Khamenei.

Që në nëntor në vend pati protesta të gjera, deri 1.500 vetë thuhet se u vranë.

Por këtë herë ekzistojnë dy dallime vendimtare: protesta aktuale mbështetet nga shtresa e mesme, veçanërisht studentët. Në protestat e nëntorit ata mungonin. Edhe diçka tjetër është e ndryshme: interneti është akoma i hapur.

Në nëntor, udhëheqja iraniane e bllokoi internetin për disa ditë.

Këtë herë ai funksionon, video nga Teherani arrijnë në botë. Kjo gjithashtu ka pasoja për jashtë vendit.

Lexo edhe :   Trump: Marrëdhëniet me presidentin kinez janë përkeqësuar

Bota e jashtme vështron

Presidenti amerikan Donald Trump shkroi në Twitter në anglisht dhe në persisht gjatë fundjavës për të shprehur solidaritet me demonstruesit iranianë. Ai i kërkoi udhëheqjes iraniane: “Mos i vritni demonstruesit tuaj”.

Lexo edhe :   Të shtëna pranë Shtëpisë së Bardhë, Trump nxirret menjëherë nga konferenca e shtypit

Trump paralajmëroi gjithashtu që të mos mbyllet interneti. “Bota po vështron”, shkroi ai në Twitter.

Edhe Kanadaja tregohet e pranishme. 57 nga 176 pasagjerët e vrarë në aeroplanin ukrainas të rrëzuar ishin kanadezë. Kryeministri Justin Trudeau u ka premtuar “drejtësi” të afërmve të viktimave.

“Ne nuk do të pushojmë derisa të jepen përgjigje”, tha Trudeau në një ceremoni zie në Universitetin Edmonton në perëndim të vendit. Kanadaja merr pjesë me një ekip ekspertësh në sqarimin e goditjes.

Tre pjesëtarë të ekipit tashmë kanë mbërritur në Teheran. Ministri i Jashtëm Francois-Philippe Champagne njoftoi të dielën se gjashtë ekspertë të tjerë kishin marrë vizë nga Irani.

A u hap zjarr?

Një nga çështjet më të mëdha të hapura është nëse protestat në Iran do të kthehen në të dhunshme. Videot që qarkulluan në Twitter të dielën në mbrëmje, tregojnë tashmë pellgje gjaku në rrugët e Teheranit.

Në video të tjera dëgjohen të shtëna.

Shihen edhe burra të armatosur, që me sa duket se janë pjesëtarë të forcave të sigurisë.

Në disa video, forcat e sigurisë godasin demonstruesit me shkopinj. Njerëzit bërtasin, “mos i godit ata”. Dhe: “Qëndroni së bashku, përndryshe do të na arrestojnë”.

Sa të fuqishme janë palët?

E paqartë është edhe sa mbështetje ka në vend për gjeneralin Soleimani. Teherani i hodhi poshtë shprehjet e solidaritetit të Trump-it si “lotë krokodili”.

Mbi të gjitha, ai kishte vrarë një “hero kombëtar”. Qindra mijëra vetë morën pjesë në funeralin e Soleimanit.

Sidoqoftë, nuk është e sigurt se në çfarë mase pjesëmarrja bëhet në baza vullnetare. Videot në Twitter tregojnë gjithashtu se iranianët grisin dhe u vënë flakën edhe posterave që tregojnë Soleimanin.

Nëse vdekja e Suleimanit i bashkoi iranianët apo, përkundrazi, ajo nxori në pah përçarjet e thella në vend, kjo është e diskutueshme. /DW

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Raporti/ Pandemia në Shqipëri varfëroi të rinjtë, mes tyre mbizotëron papunësia

Rrjeti Kombëtar për të Rinjtë dhe Qendra për të Drejtat e Fëmijëve publikuan sot Raportin Vjetor Kombëtar “Rinia 2020” në Ditën Ndërkombëtare të Rinisë. Raporti...

Macron paralajmëron Iranin kundër “ndërhyrjes” në Liban

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka paralajmëruar Iranin kundër cdo ndërhyrjeje në Liban. Sipas Reuters, Macron ka zhvilluar një bisedë të telefonike me presidentin iranian, Hassan...

VIDEO/ Neymar shpërdoron dy raste vetëm për vetëm me portierin

Po luhet mbrëmjen e sotme ndeshja mes Atalantës dhe PSG-së, e vlefshme për ‘Champions League’. Pak minuta më parë ka përfunduar pjesa e parë, me...

Drejt Presidencës me fletëthirrjen e Hagës në xhep

Nga Mero Baze Një vit më parë, Ramush Haradinaj dha dorëheqjen nga posti i kryeministrit, nën arsyetimin se ishte thirrur nga Gjykata Speciale e Kosovës...

Tensionet me Turqinë, Greqia kërkon ndihmën e SHBA-së

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias, do të zhvillojë një takim me sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, në Vjenë të premten. Përmes një deklarate,...