E hënë, 18 Tetor, 2021
21.5 C
Tirana

Kriza/ Meta: Nëse zgjedhjet e 13 tetorit do të pengohen, penalizohet integrimi

Presidenti Ilir Meta ka dalë sërish ditën e sotme në një konferencë për mediat për të dhënë një zgjidhje për krizën politike.

Meta ka ftuar partitë politike që të marrin pjesë në zgjedhjet e 13 tetorit, ndërsa i bëri edhe njëherë thirrje kryeministrit Rama për reflektim, në rast të kundërt, presidenti i kërkon mazhorancës që të mos i pengojë këto zgjedhje.

Zgjedhjet e ligjshme shtetërore kushtetuese janë më 13 tetor. Arsyet pse unë kam dekretuar datën 13 tetor ju besoj se i dini. Ishte data më e afërt që mund të garantonte të gjithë përfshirjen e të gjithë forcave opozitare që do të kishin dëshirë të merrnin pjesë, ishte dhe data më e afërt dhe në prag të 17-18 tetorit. Kriza jonë nuk është thjesht një krizë vendore”, deklaroi Meta.

Nëse kjo datë zgjedhjesh, e dekretuar nga vetë Meta, do të pengohet, sipas tij do të ndikojë negativisht në hapjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian.

“Kjo do të jetë një kosto mjaft serioze. Është një penalizim për çeljen e negociatave të Shqipërisë në tetor. E ftoj edhe njëherë kryeministrin Rama të reflektojë, të mos pengojë caktimin e dekretit për datën 13 tetor”, tha Meta.

Po ashtu, ai u shpreh se Gjykata Kushtetuesja është e vetmja që mund të gjykojë dekretet e firmosura nga Meta.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Sa janë dhe sa do të jenë SHBA në ngjarjet që po përjeton Partia Demokratike

Nga: Preç Zogaj Pyetjes së parë, “sa janë”, ia dinë përgjigjen gjithë shqiptarët. Edhe ata që bëjnë sikur nuk e dinë. Janë shumë. Janë me...

Boiken Abazi jep dorëheqjen nga drejtimi i “Vetëvendosjes”

Boiken Abazi ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i degës së "Lëvizjes Vetëvendosje" në Shqipëri. Ai njofton me anë të rrjeteve sociale, se dorëheqjen e...

Pse humbi Albin Kurti?

Nga: Baton Haxhiu Tregimi ndër shqiptarë se çdo çudi zgjat jo më shumë se tri ditë dhe pastaj kalohet në një tjetër ngjarje çuditëse, për...

Rekord i ri/ 700 mijë shqiptarë kanë ikur nga vendi nga 2008

Që nga viti 2008 deri në 2020-n, janë rreth 700 mijë shtetas shqiptarë që kanë marrë leje qëndrimi në një nga shtetet e Bashkimit...

COVID-19 i merr jetën ish-Sekretarit Amerikan të Shtetit

Ish-Sekretari Amerikan i Shtetit, Colin Powell, ka humbur betejën me koronavirusin në moshën 84-vjeçare. Colin Powell, Sekretari i parë me ngjyrë i Shteteve të...