E mërkurë, 23 Shtator, 2020
22 C
Tirana

Kriza ekonomike në Shqipëri gjatë pandemisë

Më të lexuarat

I riu rrahu dhe goditi disa herë me thikë të moshuarin/ Gazetari: Kreu i Policisë në Kavajë të japë dorëheqjen

Gazetari i njohur, Mentor Kikia, ka reaguar ashpër pas publikimit të rastit në Kavajë, ku një i ri rreh një të moshuar në lokal...

Aleksandër Solonik, kush ishte killeri më famëkeq i mafies ruse

Aleksandër Solonik lindi në Rusi, por ishte me origjinë nga Greqia e Veriut. Për këtë arsye njihej edhe si ‘Sasha Maqedonasi’. Që fëmijë tregoi...

Konflikt në Durrës/ Humb jetën 33-vjeçari, sherri nisi për një parakalim

Një 34-vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme në Durrës. Idajet Dulla, 33 vjeç, ka mbërritur në Urgjencën e Spitalit Durrës me plagë thike. Dyshohet...

“Ju tregoj kapterin e kampit të Tepelenës, që ndiqte vajzat e nuset e reja dhe i fuste tek magazina”/Dëshmia e të arratisurit në ’66-ën

Nga: Dashnor Kaloçi Memorie. al publikon disa nga historitë e panjohura të ndodhura në Kampin e Tepelenës, ku pas vitit 1947, regjimi komunist i Enver...

Arrestoi Nehat Kullën dhe Tan Kateshin, policia shoqëron kolonel Edmond Kosenin

Policia e Peqinit ka ndaluar ish-drejtorin e Policisë së Elbasanit, kolonel Edmond Kosenin. Pasi është shoqëruar në ambientet e komisariatit ai është lënë i lirë. Kush...

Rriten tensionet, Turqia bën lëvizjen e papritur 24 orë para samitit të BE

Turqia ka bërë një lëvizje të papritur vetëm 24 orë para Samitit të Bashkimit Evropian, për të shqyrtuar çështjen e përplasjes me Greqinë në...

Ndahet nga jeta Faik Perkoxha, personi që tërhoqi qenin zvarrë pak ditë më parë

Është ndarë nga jeta ditën e sotme për shkak të infarktit në zemër 50-vjeçari, i cili pak ditë më parë u arrestua për keqtrajtimin...

Londër/ Arrestohen tre shqiptarë, kishin disa shtëpi hashashi

Policia britanike ka arrestuar tre shqiptarë. Ata merreshin me kultivimin e hashashit dhe janë kapur duke kultivuar bimën narkotike në disa shtëpi. Personat e...

Kush ishte gjyshi i Ava Max, aktori shqiptar që u nda nga jeta sot

Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare, Ava Max, ndau sot me ndjekësit e saj lajmin e trishtë për ndarjen nga jeta të gjyshit të...

Vrau shoferin e fugonit me thikë në zemër, Arbër Kote nuk pranohet në burgun e Durrësit

Arbër Kote, i cili u arrestua pasi vrau me thikë në zemër shoferin e një fugoni, nuk është pranuar në paraburgimin e Durrësit. 26-vjeçari i...

Në Shqipëri, pandemia e Covid-19 po lë pasoja të thella dhe afatgjata në ekonomi.

Ekspertët pohojnë se 6 – mujori i parë i vitit shënoi një seri falimentimesh masive, shtim të papunësisë, rënie të fuqisë blerëse, rënie të prodhimit vendas dhe të shkëmbimeve tregtare.

Sipas një anketimi me biznese të mëdha e të vogla, mbi 70 për qind e tyre vlerësojnë se rimëkëmbja do të zgjasë më shumë se një vit dhe se ato nuk kanë marrë ndonjë mbështetje të ndjeshme nga autoritetet për këtë qëllim.

Sipas institucioneve financiare ndërkombëtare, Shqipëria është një ndër vendet me rënien më të thellë ekonomike gjatë pandemisë.

Humbja e vendeve të punës dhe rënie e dukshme e fuqisë blerëse e dëmtuan rëndë ekonominë dhe bizneset e vogla, të mesme dhe të mëdha.

Nga një anketim me sipërmarrjet, publikuar sot nga revista Monitor, doli se pjesa dërrmuese, mbi 70 për qind e tyre, nuk mund të rimëkëmben brenda një viti dhe se karantina si dhe protokollet pas saj u kanë larguar klientelën, edhe ajo e dëmtuar nga pandemia në buxhetet familjare.

Krahas revistës Monitor, edhe Qendra Shqiptare për Kërkime Ekonomike po bën vëzhgime mbi këtë situatë të pazakontë të ekonomisë shqiptare.

Drejtuesi i saj, Zef Preçi thotë se ekonomia shqiptare ka dobësi strukturore, që u ndikuan nga pandemia, ashtu si edhe eksportet modeste u prekën prej saj.

Ai shtoi që ndërsa bota merret vetëm me pandeminë, Shqipëria ka 3 kriza; tërmetin, pandeminë dhe keq-qeverisjen, që vetëm thellon borxhet.

“Kriza e tretë, që është permanente gjatë dekadës dhe gjatë gjithë tranzicionit është kriza e keq-qeverisjes. Të marra së bashku këto tre kriza kanë si rezultat keqpërdorimin e fondeve publike dhe mjeteve publike, lejeve, licencave etj., rritjen e ndikimit të oligarkisë në vendim-marrjet e qeverisë, rritjen e pakontrolluar të borxhit publik deri në kufij të rrezikshëm, si dhe mungesën e perspektivës për shkak të shtimit tejet të ngadalshëm të vendeve të punës, mungesës së nevojshme etj” – thotë zoti Preçi.

Studiuesit pohojnë se në mesin e kësaj krize qeveria ende nuk ka vendosur një komunikim normal me qarqet e biznesit, lëshoi disa pagesa minimale për një pjesë të punëtorëve, ndërsa kreditë sovrane nuk po funksionojnë sa duhet.

Anketimi i publikuar në revistën Monitor dhe i drejtuar nga studiuesja Dorela Beqaj nxori në dritë pesimizmin e tyre jo vetëm për goditjet që solli pandemia po edhe për politikat lehtësuese të qeverisë, që nuk po japin efekt te bizneset.

Lexo edhe :   Pandemia/ Britania mund të shënojë mbi 50 mijë raste në ditë nga mesi i tetorit
Lexo edhe :   Rriten rastet e reja me COVID-19, humbin jetën 4 pacientë

Pjesa dërrmuese e bizneseve të intervistuara, afro 80 për qind e tyre, pohuan se nuk kanë aplikuar për kreditë sovrane, sepse kreditë sovrane nuk janë një mbështetjee mjaftueshme për t’u kthyer në normalitet dhe se nuk janë të sigurtë nëse do të mund ta shlyejnë atë kredi, ngaqë pandemia vazhdon.

Edhe Qendra për Kërkime Ekonomike e ka konstatuar këtë mosbesim të bizneseve dhe qytetarëve tek masat e qeverisë.

“Shumica e shqiptarëve e kanë humbur shpresën dhe sytë i kanë nga emigrimi drejt vendeve perëndimore. Ekziston rreziku që me kapërcimin e pandemisë, që shpresohet të jetë nga fillimi i vitit të ardhshëm, vendi do të përballet me një situatë largimesh edhe më intensive se ajo ka ndodhur në 6-7 vitet e fundit. Përkeqësimi i sistemit të sigurimeve shoqërore, përkeqësimi i mbledhjes së taksave, i burimeve të nevojshme për të shlyer borxhet dhe për të vazhduar përpara, do të bëjnë që situata ekonomike do të jetë edhe më keq se sa është sot” – thotë zoti Preçi.

Paralelisht me garancitë sovrane, qeveria po ndërmerr edhe amnistisë fiskale, dhe në anketë mbi 70 për qind e bizneseve janë shprehur se amnistia fiskale nuk do të ndihmojë në përmirësimin e situatës ekonomike të tyre.

Ata pohojnë se bizneset, të cilave u falen detyrimet e papaguara shtojnë konkurrencën e pandershme për bizneset, të cilat kanë paguar rregullisht detyrimet e tyre.

Edhe fakti që kjo amnisti fiskale po shoqërohet edhe me amnisti penale, pohojnë ata, dëmton konkurrencën e lirë, sepse mund të legalizojë paratë e veprimtarive kriminale dhe thellon pabarazinë në treg për bizneset.

Ekspertët shtojnë ndër pengesat e kësaj krize edhe faktin se vitin tjetër ka zgjedhje dhe buxheti pritet të jetë një buxhet elektoral me premtime dhe shpenzime të rritura.

Por nga ana tjetër qeveria po mbron me këmbëngulje PPP-të e vjetra dhe të reja, dhe po bën plane për ndarje fondesh investimesh sikur të ishte një vit normal, sikur vendi nuk gjendet në mes të pandemisë dhe rrënojave të tërmetit. /Voa

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Kryemadhi pret me padurim zgjedhjet: 25 prilli, dita kur shteti do i rikthehet qytetarëve

Teksa pak muaj na ndajnë nga zgjedhjet parlamentare, partitë politike kanë ndezur motorët për fushatën elektorale. Për kryetaren e LSI Monika Kryemadhi, qytetarët duhet të...

Si të shpëtojmë nga vullneti politik

Nga: Ervis Iljazaj Kriza politike e stërgjatur shqiptare, ndër të tjera, tregoi një gjë shumë thelbësore. Faktoi që sistemi dhe forma e demokracisë që kemi...

PS depoziton në Kuvend draftin për listat e hapura dhe koalicionet

Partia Socialiste ka depozituar në Kuvend draftin për listat e hapura dhe koalicionet, ndërkohë që pritet të diskutohet në ditët në vijim në Komisionin...

“Rilindasit po hanë socialistët”, ish-drejtoresha e Tatimeve kalon tek LSI-ja

Ish-drejtoresha e përgjithshme e Tatimeve, Brisida Shehaj, aktualisht drejtoreshë informacioni në RTV Ora, ka zbuluar se do të jetë pjesë e LSI, parti sipas...

Lideri i opozitës ruse Alexei Navalny del nga spitali

Lideri i opozitës ruse Alexei Navalny ka dalë nga spitali i Berlinit, ku po merrte ndihmën e nevojshme mjeksore. Spitali “Charite” ku kritiku i Putinit...