E premte, 22 Tetor, 2021
15.5 C
Tirana

Kriza e koronavirusit/ Sa mund të rezistojë Shqipëria

Pandemia e koronavirusit ka krijuar një situatë të paprecedentë dekadat e fundit në mbarë botën. Deri mbrëmjen e të hënës, nga Covid-19 ishin prekur zyrtarisht gati 180 mijë njerëz, nga të cilët mbi 7 mijë kanë vdekur tashmë. Përhapja e shpejtë dhe e pandalshme, fillimisht nga Kina dhe më pas në mbi 140 vendet të botës, ka detyruar qeveritë të marrin masa ekstreme kufizuese për qytetarët e tyre, të cilat kanë prekur rëndë edhe aktivitetin ekonomik.

Një bum informacioni dhe dezinformacioni bombardon çdo minutë qytetarët, duke rritur ndjeshëm stresin dhe panikun, që ka nxitur dyndje masive në supermarket, me blerjen e sasive të mëdha të produkteve më jetike. Koronavirusi është ende i panjohur për shkencëtarët.

Ndaj mjekët dhe nutricionistët, kanë këshilluar njerëzit të ruajnë qetësinë, dhe të ushqehen me ushqime që përmbajnë kryesisht vitaminën C, për të forcuar imunitetin e trupit.

Një javë më parë u vë viral në internet një lajm, që thuhet se mbështetet në mesazhin e studiueses kineze, Shenme Minzi. Ajo citoi profesorin Çen Horin, drejtues i spitalit ushtarak të Pekinit, që është shprehur se një masë e mirë që mund të merret kundër këtij virusi është uji i nxehtë me limon. Por shumë ekspertë reaguan, duke e denoncuar atë si një “fake news”, që nuk mbështet mbi asnjë studim serioz.

Por kaq mjaftoi që shumë njerëz në Shqipëri, të blinin në treg sasi të mëdha agrumesh kryesisht limona dhe portokalle. Rritja e beftë e kërkesës, çoi në mungesa në treg dhe në rritje të madhe të çmimeve. Autoritetet kanë kryer disa kontrolle, dhe kanë vendosur disa gjoba për abuzuesit.

Shqipëria u rendit e shtata në Evropë për prodhimin e portokalleve në vitin 2018. Sipas një raporti të Eurostat, në 2018-n në Shqipëri u kultivuan 300 hektarë me portokalle, ndërsa prodhimi arriti në 10.800 ton.

Gjithsesi në këtë emergjencë shëndetësore të paparë më herët, portokalli po mungon në masë në tregje. Kjo jo vetëm për shkak të rritjes së papritur të konsumit të tij, por edhe për faktin se një pjesë e portokalleve janë konsumuar tashmë gjatë stinës së dimrit, apo janë eksportuar jashtë.

Ndërkohë importet e portokallit, kryesisht nga Greqia dhe Italia, kanë qenë më të vogla për shkak se kjo lloj agrumeje, konsumohet më shumë në stinën e dimrit, e cila është në dalje. Shqipëria prodhon më pak limona, ose vetëm 15 për qind të sasisë së përgjithshme agrumeve që prodhohen në vend, që është rreth 18 mijë ton në vit.

Një raport i janarit të këtij viti i Departamentit Amerikan të Agrikulturës, theksonte se prodhimi global i portokallit për sezonin 2019-2020 parashikohet të bjerë me 5.8 milion ton, në krahasim me vitin e kaluar. Pra vetëm në 47.5 milionë ton, për shkak të kushteve të pafavorshme të motit në Brazil, Egjipt, Bashkimin Evropian dhe Maroku.

Lexo edhe :   Vettingu për politikanët, çfarë di Basha që ne nuk e dimë?

Kështu, prodhimi i portokalleve në Brazil, vendi lider në këtë fushë, parashikohet të bjerë 22 përqind në 15.1 milion ton, ndërsa pritet të rritet në Kinë deri në 7.3 milion, për shkak të motit më të favorshëm. Edhe prodhimi i limonëve po sipas këtij raporti, pritet të bjerë këtë vit me 586.000 ton, pra në vetëm 7.9 milionë ton gjithsej, për shkak të rënies së prodhimit në Argjentinë, Bashkimin Europian, Turqi, dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gjykuar nga këto të dhëna pesimiste, si dhe nga një rritje e ndjeshme e kërkesës jo vetëm në Shqipëri, është e prishtme që çmimet e agrumeve, dhe sidomos portokalleve dhe limonëve të mbeten të larta, pavarësisht presionit që mund të ushtrojë qeveria tek importuesit e mëdhenj, që pastaj ndikojnë në të gjithë zinxhirin e furnizimit.

Lexo edhe :   Dy satelitët e Shqipërisë në hapësirë/A po imiton Rama projektin e Erdoganit?

Sipas shumë ekonomistëve, kriza e shkaktuar nga koronavirusi po e çon botën pranë krizës ekonomike të radhës, pas asaj të viteve 2007-2010, përmasat e të cilës nuk mund të parashikohen ende me saktësi. Nga disa përllogaritje të thjeshta, si pasojë e karantinës, ekonomia shqiptare po humbet afro 25 milionë euro në ditë.

Fatura e frikshme, shkon në 750 milionë euro çdo muaj. Dhe nëse sipas skenarit më të mirë, kjo emergjencë merr fund në fillim të qeshorit, kostot për ekonominë modeste shqiptare do të ishin katastrofike. Shtetet më të fuqishme, duke nisur nga Kina, vatra e infeksionit, SHBA-ja, Britania, Gjermania apo Franca, kanë shumë mjete financiare në dispozicion.

Shqipëria u gjunjëzua më 26 nëntor 2019 nga një tërmet i fortë. Dashamirësia e botës, i dha mbi 300 milionë euro donacione, dhe 800 milionë euro kredi të buta. Pa e marrë mirë veten, dhe pa nisur rindërtimi masiv i shtëpive, vendi duhet të përballet me një situatë edhe më delikate se ajo e disa muajve më parë.

Kryeministri Edi Rama, foli dje për planin e garancisë financiare, duke garantuar se punonjësit e sipërmarrjeve që janë mbyllur si pasojë e kësaj situate, do të marrin në fund të këtij muaji rrogën nga shteti. Sigurisht që kjo do të bëhet me një skemë rimbursimi, dhe biznesi duhet të shlyejë detyrimin në një moment të dytë kur situata të normalizohet.

Por “vrimat” që ka hapur kjo emergjencë, janë të mëdha. Janë me mijëra familjet që jetojnë vetëm me asistencë sociale, dhe që sot rrezikojnë të jenë në prag të urisë. Ato po ndihmohen çdo ditë nga organizata bamirëse si “Fundjave Ndryshe”. Por sigurisht që duhet bërë shumë më tepër.

Kryeministri u vlerësua për suksesin që pati konferenca e donatorëve, për projektin e rindërtimit të mijëra godinave pas tërmetit shkatërrues. Por nëse kjo krizë zgjat jo me javë por me muaj, atëherë duhet të lobojë sërish për të qenë pjesë e ndonjë pakete ndërkombëtarë ndihmash dhe donacionesh.

TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Dy fitore që çojnë në humbje

Nga: Blendi Kajsiu Që fitorja e fushatës Berisha është humbje e madhe për PD-në, kjo tashmë është e qartë edhe për vetë doktorin. Ai e...

Si mund ta ndryshojnë politikën në Evropë zbulimet e “Pandora Papers”

Nga: Chris Raggett “European Council on Foreign Relations” Fshehtësia e financave nuk është më si dikur. Publikimi më 3 tetor i “Pandora Papers”, i rreth 12...

Donald Trump lançon rrjetin e tij social, ja si do të quhet aplikacioni

Pasi u përjashtua nga platformat sociale si Facebook dhe Twitter, Trump ka bërë përpjekje për krijimin e një media sociale rivale. Ish-presidenti amerikan Donald...

Super-operacion i shërbimit sekret, në pranga 15 agjentë të Mossad-it

15 persona janë arrestuar në Turqi, pasi autoritetet i akuzojnë si agjentë të shërbimit sekret izraelit, Mossad. Si rezultat i operacionit të kryer në...

Progres-Raporti 2021 konfirmon 15 parakushtet e paplotësuara

Nga: Bujar Leskaj Komisioni Europian publikoi ditën e djeshme Progres-Raportin për Shqipërinë. Të 136 faqet e këtij raporti përbëjnë provën e shkruar se qeverisja...