E premte, 24 Shtator, 2021
15.5 C
Tirana

Kriza/ Deputetët francezë në Tiranë: Kuptojmë qëndrimin e secilës parti

Në kuadër të vizitës së tyre në Shqipëri, dy deputetët francezë Jacques Maire dhe Liliana Tanguy kanë zhvilluar një takim me kreun e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla dhe deputeten Blerina Gjylameti në Kryesinë e Kuvendit.

Gjatë prononcimit për media, ata shprehën dëshirën për forcimin e bashkëpunimit me qeverinë shqiptare. I pyetur nga media, Maire ka komentuar edhe situatën politike në vend. Ai deklaroi se janë takuar edhe me përfaqësues të opozitës dhe se e kupton qëndrimin e secilës partia, por nga ana tjetër, deputeti francez ka thënë se për momentin nuk do të ndërhyjnë në debatin politik të brendshëm shqiptar.

“Kemi ardhur për të diskutuar jo vetëm kur Shqipëria do bëhet anëtare e BE por edhe për të forcuar më tej bashkëpunimin tonë mes Shqipërisë dhe Francës, në fusha të ndryshme.

Kemi patur takime edhe me opozitën, e kuptojmë qëndrimin e secilës parti. Për momentin nuk do ndërhyjmë në debatin politik të brendshëm shqiptar. Për të patur sa më shumë sinqeritet në vendimmarrjen këtu duhet edhe një konsensus nga ana e publikut.

Duhet të kemi një lloj sqarimi se si Shqipëria i trajton marrëdhëniet me vendet fqinje, të kemi parasysh edhe përpjekjet që bën Shqipëria për reformat sidomos atë të drejtësisë. Kemi nevojë për institucionet që të funksionojnë, kam besim që shqiptarët do gjejnë zgjidhje për këtë”, tha ndër të tjera deputeti Maire./ Tirana Today

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Në rritje kërkesat për azil, arrijnë nivelin më të lartë të pas-pandemisë

Kërkesat për azil nga shqiptarët kanë filluar rritjen graduale pas lehtësimit të kritereve të udhëtimeve në vendet e Bashkimit Europian, por sërish ato mbeten...

Yuri Kim i shkon në zyrë Bashës. Cilat janë porositë e radhës?

Kryedemokrati Basha do të takojë sot në orën 16:00, ambasadoren e SHBA-së në Shqipëri Yuri Kim. Pas vendimit për përjashtimin e ish-kryeministrit Sali Berisha...

La hotelin luksoz, Lionel Messi paguan shumën e majme për vilën

Ylli argjentinas Lionel Messi, ka arritur që të gjejë një shtëpi në Paris. Sipas asaj që raporton “RMC Sports”, Messi deri tani ka jetuar...

“Mbretëria” e Kozakut, si kërcënim për një gjeneratë

Nga: Mentor Kikia Njëri që u quajtka Kozak, qenka shpallur mbreti i Instagramit dhe Tik-Tokut. Por një tjetër që u quajtka Fabio, mesa duket pretendent...

“Mbreti i Instagramit” në sherr me “mbretin e burgut”, “lufta” për famë

Rrjetet sociale janë kthyer në “ushqimin” e përditshëm të rinisë. Aty mund të gjesh video argëtuese, edukuese, por në të shumtën e rasteve rinia...