E enjte, 21 Tetor, 2021
8.5 C
Tirana

Kritikoi qeverinë, Kina dënon miliarderin me 18 vite burg

Miliarder i mirënjohur kinez, Sun Dawu, i cili drejton një prej bizneseve më të mëdha private në sektorin e bujqësisë në provincën Hebei, është dënuar me 18 vjet burg.

67-vjeçari, i angazhuar në të shkuarën për të drejtat e njeriut dhe çështje tjera të ndjeshme politike, është shpallur fajtor “për provokim të konflikteve” – një akuzë që përdoret shpesh kundër aktivistëve.

Sun mohoi shumë nga akuzat kundër tij në një seancë para gjyqit, duke e përshkruar veten si një “anëtar i shquar i partisë komuniste”. Megjithatë ai thuhet se pranoi se kishte bërë gabime, përfshirë postimin e mesazheve në internet, shkruan BBC.

“Unë zotohem të marr akuzat mbi veten time, edhe nëse janë të rënda, në këmbim të lirimit të të tjerëve. Ne jemi njerëz të cilët kanë dhënë kontribute për shoqërinë,” tha ai.

Akuzat tjera kundër tij janë edhe për pushtim të paligjshëm të tokës bujqësore, si dhe për pengim të punëtorëve qeveritarë që të kryejnë punën e tyre. Kompania e tij Sun, është ndër më të mëdhatë në Kinë, me biznese që variojnë nga përpunimi i mishit dhe ushqimi i kafshëve shtëpiake deri te shkollat ​​dhe spitalet.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Paloka reagon pas deklaratës së Bashës: Ndal përçarjen!

Deputeti i PD-së dhe njëherazi kryetari i Këshillit Kombëtar, Edi Paloka, ka reaguar pas deklaratës së liderit të partisë Lulzim Basha, i cili tha...

77 mandate PS-ja?

Nga: Eduard Zaloshnja “Do të kishim marrë jo 74, por 77 mandate, nëse shumë nga ata që na votuan nuk do të kishin ngatërruar numrin...

‘Reshje shiu me intensitet të ulët’, parashikimi i motit për nesër

Duke filluar nga dita e nesërme, mbi vendin tonë depërtojnë gradualisht masa ajrore të paqëndrueshme me origjinë veriperëndimore. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësirash...

A duhet shtetëzuar transporti urban?

Nga: Klodian Tomorri Ka patur një debat mes ekonomistëve nëse shërbimi i transportit urban është apo jo monopol natyror? Evans në vitin 1991 studioi shërbimin...

Do jepni dorëheqjen nga PD? Basha: 95% e demokratëve më duan

Në një prononcim për gazetarët nga selia blu, kryedemokrati Lulzim Basha tha se 95% e demokratëve e duan në krye të betejës. Nga ana...