Lojtar i apasionuar pokeri
Ronaldo është nga ata djemtë që janë thjesht të shkëlqyer në çdo sport që luajnë. Ai jo vetëm që është i mirë me fizikun dhe forcën, por ka një aftësi të pabesueshme mendore. Ai është imazhi i faqes së pokerit, PokerStars.
CR7 mund të thyejë çdo rekord, në çdo kohë
Në 1984-ën, 74,000 njerëz shkuan për të parë Diego Maradonën të prezantohej me Napolin. Ylli i Real Madridit theu këtë rekord kur 80,000 njerëz u mblodhën për ta parë atë të veshur me fanelën e Real Madridit për herë të parë.
Cristiano Ronaldo e mori emrin nga ish presidenti amerikan Ronald Reagan.
Cristiano Ronaldo është emri i tij i parë, i ndjekur nga “dos Santos Aveiro”. Emri u zgjodh nga nëna e tij; të dy prindërve të tij u pëlqente emri Ronald Regan dhe menduan se tingëllonte i madh.
Cristiano Ronaldo u detyrua të ndalonte së luajturi futboll kur ishte 15 vjeç, për shkak të një problemi në zemër.
Superylli u diagnostikua me aritmi të zemrës, që do të thotë që rrahjet e zemrës së tij ishin shumë të shpejta kur vraponte. Ai iu nënshtrua një operacioni dhe vazhdoi të luante.
Ronaldo mund të bëjë kërcimin më të lartë, arritja e tij është 7 cm më shumë se lojtarët mesatarë të NBA-së. Gjeneron “forcë G” 5G kur kërcen në goditjet me kokë.
Cristiano Ronaldo është një lojtar inteligjent; pamja e tij djallëzore mund të vërehet lehtësisht nga shprehjet e fytyrës që bën. Ai e ka pranuar që u përjashtua nga shkolla se i hodhi karrigen një mësuesi, i cili e ofendoi.