E hënë, 27 Shtator, 2021
20.5 C
Tirana

“Krimi po merr tenderat në Fier”/ Subashi reagon pas deklaratës së Petro Koçit

Kryebashkiaku i Fierit, Armando Subashi ka reaguar për herë të parë pas deklaratës së deputetit socialist Petro Koçi, i cili tha se tenderat në Fier janë në duart e krimit duke shënjestruar edhe Bashkinë e drejtuar prej tij.

Në një deklaratë për mediat nga Fieri, nga vendi ku po çlirohet tymi kancerogjen pas djegies së mbetjeve në Fier, Subashi mohoi që Bashkia Fier të ishte vënë nën hetim nga SPAK.

Akuzat e Koçit, Subashi tha se i respketon dhe se çdo shkelës duhet ndëshkuar, por që në Bashkinë e Fierit nuk kishte qenë asnjëherë SPAK.

“Ndaj meje? Je duke abuzuar, jo të lutem nuk i bën këto diversion se në asnjë moment në deklaratat e deputeti Koçi nuk ka bërë asnjë insinuatë për bashkinë edhe ne nuk jemi kundër atyre deklaratave, të gjitha i mbështesim dhe padyshim duhet të hetohen të gjithë ato që abuzojnë. Ka qenë një spekulim i pastër i mediave dhe me dashje ose pa dashje janë munduar ta kanalizojnë drejt bashkisë. Duke vendosur një deputet përballë kryetarit të bashkisë ky është lajm, por ky është abuzim. SPAK nuk ka qenë në zyrat e bashkisë së Fierit. Është një fake neës nuk di pse është përhapur. Çdo institucion është i hapur për hetim për organet ligjzbatuese. Nuk është fundi i botës nëse do të behët hetim,”- tha Subashi.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Berisha, nga Ryersoni tek Yuri Kim

Nga: Mentor Kikia Zhvillimet që po ndodhin tani në politikën shqiptare janë më të rëndësishmet që kanë ndodhur që nga vitet 1990-1992. Dhe kanë për...

Bërnabiq: BE nuk po bën asgjë, ose fare pak për situatën në Kosovë

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, tha se Bashkimi Evropian, në këtë moment, “nuk po bën asgjë, ose po bën fare pak” në lidhje me...

Dojna Mema i bashkohet ‘Big Brother Vip’, zbulohet pozicioni që i është besuar

“Big Brother Vip” starton në fillim të tetorit. Edhe ky edicion do të drejtohet nga Arbana Osmani. Revista “Vip Magazine” ka zbuluar se Dojna Mema...

Asnjë i dënuar për atentatin tek ‘Komuna e Parisit’, lihen të lirë dajë e nip

Viktor Marku dhe Sebastian Mali, të cilët akuzoheshin për vrasjen e Hekuran Billës, janë liruar nga qelia. Me vendim të Gjykatës, nga ‘arrest me...

“Qeveritë të takohen më shpesh”, akademiku Rexhep Qosja mesazh Ramës dhe Kurtit

Në ceremoninë e vlerësimit nga Edi Rama me titullin “Kordoni i Madh me Yllin e Medaljes”, të zhvilluar në Prishtinë, akademiku i njohur Rexhep...