E enjte, 21 Tetor, 2021
12.5 C
Tirana

Krimi ‘gjunjëzon’ Shqipërinë, ministri Çuçi bën lëvizjen urgjente

Sulmet me armë zjarri janë “zhvendosur” pranë zonave bregdetare. Ngjarjet kriminale duket se nuk kanë fund, e po kështu edhe bilancet tragjike. Një përplasje më armë në Velipojë tronditi vendin, ku u vranë kater persona dhe dy të tjerë janë plagosur rëndë.

Në kohën kur krimi në vend ka dalë jashtë kontrollit, Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka bërë lëvizjen urgjente, ku mësohet se do të zhvillojë një konferencë për media.

Ministria e Brendshme njofton se konferenca do të nisë në orën 11:00 në sallën brenda Ministrisë, ndërkohë që vjen një ditë pas takimit të ministrit Çuçi dhe drejtuesve të tjerë të policisë me kryeministrin Edi Rama në Vlorë.

Gjatë këtij takimi pritet të prezantohet plani i ri i ristrukturimit të punës së Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit, pas vrasjeve dhe aksidenteve të rënda që kanë përfshirë vendin gjatë javëve të fundit.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Hoxhë Hasan Tahsini, në fokus të Akademisë për Studime të Çamërisë

Hoxhë Hasan Tahsini ka qenë në fokus të Akademisë së Studimeve për Çamërinë. Simpoziumi shkencor i Akademisë së Studimeve për Çamërinë është mbajtur në...

Për periudhën janar-prill janë shpenzuar 14 mln USD për 499 mijë të vaksinuar

Për vaksinimin e popullatës në 4 mujorin e parë të 2021 janë shpenzuar rreth 14 milonë dollarë sipas të dhënave të Ministrisë të Shëndetësisë....

Paloka reagon pas deklaratës së Bashës: Ndal përçarjen!

Deputeti i PD-së dhe njëherazi kryetari i Këshillit Kombëtar, Edi Paloka, ka reaguar pas deklaratës së liderit të partisë Lulzim Basha, i cili tha...

77 mandate PS-ja?

Nga: Eduard Zaloshnja “Do të kishim marrë jo 74, por 77 mandate, nëse shumë nga ata që na votuan nuk do të kishin ngatërruar numrin...

‘Reshje shiu me intensitet të ulët’, parashikimi i motit për nesër

Duke filluar nga dita e nesërme, mbi vendin tonë depërtojnë gradualisht masa ajrore të paqëndrueshme me origjinë veriperëndimore. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësirash...