E shtunë, 23 Janar, 2021
10 C
Tirana

Krijuesi i vaksinës: Koronavirusi do të jetë me ne edhe 10 vjet

Shefi ekzekutiv i kompanisë bioteknologjike gjermane “BioNTech”, Ugur Sahin ka deklaruar se koronavirusi mund të jetë prezent deri në 10 vitet e ardhshme.

Gjatë një konference për shtyp, Sahin tha se koronavirusi mund të mbijetojë për disa vite.

I pyetur se kur besonte se bota mund të ishte në gjendje të kthehej në normalitet, ai u përgjigj: “Na duhet një përkufizim i ri i normales. Virusi do të qëndrojë me ne për 10 vitet e ardhshme. Ne duhet të mësohemi me faktin se do të ketë më shumë shpërthime”.

Ai tha se në realitetin e ri, njerëzit nuk duhet patjetër të izolohen, bizneset nuk duhet të mbyllen dhe shtrirja e njerëzve në spitale nuk duhet të jetë aq e përhapur. “Kjo mund të ndodhë në fund të verës”, tha shkencëtari, duke iu referuar kthimit në normalitet.

Sahin paralajmëroi se vaksinimi i 60-70% të popullsisë mund të mos jetë i mjaftueshëm, nëse virusi përhapet më shpejt.

Kompania tha se është duke kërkuar çdo mundësi për ta zgjeruar prodhimin e vaksinës aq sa është e mundshme. Kapaciteti i saj i prodhimit deri në fund të vitit 2021 është 1.3 miliard doza.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

E trishtë/ Ndërron jetë në moshën 35-vjeçare ish-sulmuesi

Ish-sulmuesi xhamajkan, Luton Shelton ka ndërruar jetë në moshën 35-vjeçare, për shkak të një sëmundje. Shelton ishte diagnostikuar në vitin 2018 me sëmundjen “ALS”, e...

Berlini përgatitet për konsultime me administratën Biden

Lehtësimi i jashtëzakonshëm u shpreh në Gjermani që kur Joe Bideni i fitoi zgjedhjet presidenciale. Kurse të mërkurën (20.01.), kancelarja Angela Merkel i shkroi...

Samsung u ngrit si një dyqan që shiste perime, dhe kuriozitete që nuk i dinit

Sistemi ligjor i Japonisë ka një normë dënimi prej 99 për qind. Peshkimi mbetet profesioni i dytë më i rrezikshëm i Shteteve të Bashkuara, pas...

Analisti: Basha do ketë Tiranën, ja kush do jetë drejtuesi i PD në Gjirokastër

Partia Demokratike ka emëruar drejtuesit politik në pjesën më të madhe të qarqeve, ndërkohë që janë ende për t’u zbuluar se cilët do të...

A do jetë sërish kandidat për deputet? Ja si përgjigjet Ervin Salianji

Ervin Salianji është shprehur se ekziston mundësia që ai të jetë kandidat për deputet në listën e Partisë Demokratike. I ftuar në “Zonë e lirë”,...