E premte, 26 Shkurt, 2021
15 C
Tirana

Krijuan skema mashtrimi me TVSH, blutë e Tiranës arrestojnë 4 persona

Nga ana e bluve të Tiranës është zbuluar një tjetër skemë mashtrimi me TVSH. 4 persona kanë rënë në pranga, ndërsa 4 të tjerë janë shpallur në kërkim. Në sajë të operacionit të koduar “Informaliteti 2”, janë ekzekutuar masat e sigurisë ‘arrest me burg” për 4 shtetas, si dhe janë shpallur në kërkim 4 të tjerë.

Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpunim me Hetimin Tatimor, finalizuan operacionin policor të koduar “Informaliteti 2”. Në kuadër të së cilit u ekzekutuan masat e sigurisë “Arrest me burg” për shtetasit A. R., 46 vjeç, A. A., 61 vjeç, Dh. B., 48 vjeçe, dhe A. I., 41 vjeç, banues në Tiranë.

Njoftimi zyrtar i policisë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Informaliteti 2”. Operacioni nga Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Hetimin Tatimor. Ekzekutohen masat e sigurisë “Arrest me burg” për 4 shtetas, si dhe shpallen në kërkim 4 të tjerë.

Në vijim të planin të posaçëm të masave “Për parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e informalitetit, evazionit fiskal në turizëm, ndërtim, hidrokarbure, mallra të akcizës dhe krimeve të tjera mjedisore”, Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Hetimin Tatimor finalizuan operacionin policor të koduar “Informaliteti 2”, në kuadër të të cilit u ekzekutuan masat e sigurisë “Arrest me burg” për shtetasit:  A. R., 46 vjeç,  A. A., 61 vjeç, Dh. B., 48 vjeçe, dhe  A. I., 41 vjeç, banues në Tiranë.

Gjithashtu në kuadër të këtij operacioni janë shpallur në kërkim dhe 4 shtetas të tjerë, ku për arsye hetimore nuk bëjmë me dije të dhëna të tjera.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë, në ngarkim të shtetasve të mësipërm, për veprat penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve”, si dhe “Fshehje e të ardhurave” .

Lexo edhe :   Rikthehet vrullshëm ndërtimi, rriten me 2.3 herë sipërfaqet e lejeve të dhëna
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Talenti shqiptar bën hapin e madh në karrierë, firmos me skuadrën gjermane

Talenti me origjinë shqiptare, Mehmet Ibrahimi, ka bërë një hap të rëndësishëm në karrierë, duke nënshkruar kontratë profesioniste me klubin e Lajpcigut. Ky fakt është...

Biden: SHBA-ja nuk do ta njohë kurrë aneksimin e Krimesë nga Rusia

Presidenti amerikan Joe Biden ka thënë se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të përkrahin Ukrainën kundër agresionit rus, dhe nuk do të njohin...

Spanja merr vendimin e papritur për personat nën 55 vjeç që kanë kaluar Covid

Spanja do të japë vetëm një dozë të vaksinës për të gjithë personat që e kanë kaluar Covid-19 dhe janë nën 55 vjeç. Ky vendim...

A është Donald Trump një fashist?

Nga: John Broich“The Converstion” Që para se Donald Trump të zgjidhej president, historianët kanë debatuar nëse ai është apo jo një fashist. Si mësues i...

Zgjedhjet/ Boiken Abazi i Vetëvendosjes mbledh firmat si kandidat e pavarur

Drejtuesi i Levizjes Vetëvendosje me qendër në Tiranë, Boiken Abaazi ka mbledhur firmat e nevojshme që i duhen një kandidati të pavarur për të...