Krijohet mikroçipi që zbulon Covid, ekspertët: Gjurmon virusin para simptomave

Ekspertët ushtarakë amerikanë të sëmundjeve infektive në Pentagon kanë shpikur një mikroçip që zbulon nëse pacienti është prekur me Covid-19 përpara se të shfaqen simptomat e sëmundjes.

Koloneli në pension Matt Hepburn, një mjek i sëmundjeve infektive të ushtrisë që drejton Agjencinë e Projekteve të Kërkimit të Avancuar të Mbrojtjes ndaj pandemisë, shpjegoi teknologjinë, shkruan The New York Post.

Pajisja vendoset nën lëkurë për të monitoruar shëndetin dhe arrin të zbulojë viruset e infeksionet. Sipas ekipit të shkencëtarëve, mekanizmi ndihmon në gjurmimin e simptomave si kolla e vazhdueshme, temperature e lartë dhe humbja e shijes dhe nuhatjes përpara se ato të fillojnë.

Përveç këtyre shenjave, ata kanë evidentuar edhe dhimbje koke apo lodhje të vazhdueshme tek pacientët e prekur. Ndërsa ata që njihen si asimptomatikë nuk shfaqin asnjë shenjë dhe janë gati një e treta e të prekurve.

Qëllimi kryesor i kësaj pajisjeje është të parandalojë përhapjen e virusit nga njerëz të cilët nuk e dinë që e kanë.