Krijohen embrionet e para majmun-njeri, ja për çfarë shërbejnë

Një moment historik është shënuar në fushën e shkencës ku janë krijuar embrionet e para majmun-njeri.

Embrioni i parë i krijuar është quajtur Kimaera në punimin e botuar më 15 Prill në Cell dhe ka jetuar 19 ditë pas fekondimit.

Ekipi i shkencëtarëve injektoi embrione majmunësh me qeliza njerëzore dhe vunë re se ato rriteshin bashkë në një masë, shkruan Nature.

 “Idea e përgjithshme është se çdo embrion përmban qeliza njerëzore që shumohen dhe ndahen në lloje të ndryshme. Vëzhgimet i lidhjes qelizore të embrionit majmun – njerëzor, të cilat përfshijnë dy lloje më të afërta të specieve, mund të sugjerojnë mënyra për të përmirësuar qëndrueshmërinë e modeleve të ardhshme të miut.”, tha Juan Carlos Izpisua Belmonte, një biolog i zhvillimit në Institutin Salk për Studime Biologjike në La Jolla, California.

Studiuesit mendojnë se këto modele-kafshë mund të shërbejnë për të testuar ilaçe dhe për transplantime të organeve njerëzore.

Arsyeja se pse po bëhen përpjekje për shpikjen e hibrideve njeri-majmun është se mund të jenë më të shëndetshme dhe më të dobishme sesa ato të minjve apo kafshëve te tjera.