Një 46-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Pogradecit, pasi ka abuzuar seksualisht me një 13-vjeçare. Ka qenë vetë e mitura që i është drejtuar rajonit të policisë, ku dhe ka denoncuar. Burri me inicialet B.B., ka abuzuar me të miturën për një periudhë një mujore.
Ngjarja është zbuluar pas denoncimit të vetë viktimës, 13-vjeçares e cila ka rrëfyer tmerrin e përjetuar për një muaj. Pas denoncimit policia ka arrestuar menjëherë autorin.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë arrestimin e shtetasit B. B., 46 vjeç, banues në një fshat të Njësisë Administrative Buçimas.
Arrestimi i tij u bë pasi dyshohet se ky shtetas gjatë muajit gusht, ka kryer marrëdhënie seksuale në mënyrë të përsëritur me një 13-vjeçare.
Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për veprën penale ‘Marrëdhënie seksuale me të mitur’”, deklaron zyrtarisht policia e Pogradecit.