Bota

Kreu marrëdhënie intime me një nga nxënësit, pranga asistentes së drejtoreshës (foto)


               Publikuar në : 17:20 - 08/10/19 M. S

Nuk kanë qenë të paktat rastet kur mësueset kanë abuzuar me nxënësit e tyre. Ndihmësja e drejtoreshës, e cila është 34-vjeçe, ka përfunduar në burg, pasi kishte kryer marrëdhënie intime me një nga nxënësit.

Ky rast ka ndodhur në një shkollë në Karolinën e Veriut. Ajo akuzohet të ketë pasur marrëdhënie intime me një nga nxënësit e saj këtë vit.

34-vjeçarja, Lisa Renee Rothwell, u arrestua të premten, dhe mbi të bien 6 akuza që kanë të bëjnë me marrëdhënien që ajo pati ne nxënësin për disa muaj.

Ajo ka pasur takime intime me nxënësin 6 herë mes prillit dhe korrikut të këtij viti.

Rothwell kishte një dekadë që punonte tek ‘Gaston County Schools’ si mësuese, dhe së fundmi punonte si asistentja e drejtoreshës tek shkolla e mesme ‘Stuart Cramer’ në Belmont ku fitonte më shumë se 66. 000 dollarë në vit.

Mediat e huaja shkruajnë se asistentja e drejtoreshës është e martuar prej vitit 2009. Bashkëshorti i saj, Joe Rothwell, është mësues anglishteje në një shkollë tjetër të mesme.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT