Kreu i OBSH, Ghebreyesus do të kandidojë për një tjetër mandat 5-vjeçar

Drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus do të kandidojë sërish për një mandat tjetër në krye të institucionit më të lartë në botë të Shëndetësisë.

Për të marrë sërish mandatin 5-vjeçar, Ghebreyesus do të shpalosë punën e tij të bërë gjatë kohës si drejtor i OBSH-së, në lidhje me shpërthimin e Ebolës, në Kongo si dhe më pas në shpërthimin e Covid-19, shkruan Statnews.

Ende nuk dihet nëse do të ketë njerëz të tjerë që do të sfidojnë 56-vjeçarin në kandidaturën për këtë post.

Drejtorët e OBSH-së kanë të drejtë vetëm të kandidojnë herë radhazi për këtë post, dhe mandatet që ata kanë janë 5-vjeçare.

Mandati i parë i Tedros Adhanom Ghebreyesus në këtë post mbaron në vitin 2022. Ai në vitin 2017 hyri në histori për shkak se u bë personi i parë nga Afrika, i cili ka marrë këtë post të lartë në agjencinë globale të shëndetit.